Kronikë

Atentati në Sukth, kush ishte Arben Mërkuri, i dyshuar për dhunimin e një biznesmeni amerikano-libanez (VIDEO)

21:47 - 18.05.22 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Mbrëmjen e sotme, Gazeta Shqiptare ka raportuar për një ngjarje të rëndë në fshatin e  Sukthit ku Arben Mërkurit, 48 vjeç i është bërë atentat në dyqanin e tij dhe për pasojë ka ndërruar jetë. Megjithatë, Arben Mërkuri nuk është një emër i panjohur për rendin, pasi dyshohet si një ndër të përfshirët e dhunimit dh e aksidentimit të një biznesmeni amerikano libanez.




Sipas News24, mësohet se autorët kanë qenë me një automjet tip GLE, ngjyrë gri me targa AB 128.

KUSH ISHTE ARBEN MËRKURI DHE HISTORIKU I TIJ ME AUTORITETET:

Sipas mediave vendase, emri i Arben Mërkurit, viktimës së mbrëmjes së sotme në fshatin e Sukthit është i njohur për autoritetet.

Gazeta Shqiptare mëson se në vitin 2016 ArbenMërkuri ishte i dyshuar si i përfshirë në dhunimin e një biznesmeni amerikanolibanez në Durrës.

Burime nga policia thanë se hetimet kanë nisur për një konflikt pronësie tek Gjiri i Lalzit duke arritur më pas tek autorët që janë shtetasit Landi Muharremi, Skender Krahja dhe Arben Merkuri, të tre nga Shijaku.

Shtetasi Landi Muharremi është identifikuar si një nga autorët, pasi vetë biznesmeni Faad Mitri e ka njohur nga fotot e të shoqëruarve që i ka çuar policia në spital. Nga 15 persona, biznesmeni libanez ka treguar vetëm foton e Muharremit, si një prej personave që e kishte parë ditën e dhunimit.

Ndërkaq 2 të tjerët janë identifikuar me metoda të tjera të policisë. Bëhet e ditur se Skënder Krahjas i është gjetur lëndë narkotike në shtëpi dhe është arrestuar, ndërsa Muharremi dhe Merkuri aktualisht janë vetëm të shoqëruar.

Sipas rindërtimit të skenës së ngjarjes të ndodhur më 10 shtator 2016, makina me të cilën udhëtonte Mitri dhe ajo e autorëve një “Touareg” janë përplasur në mbikalimin e Rinasit. Mjeti i biznesmenit u godit nga pas dhe pastaj mjeti i autorëve ka parakaluar. Shoferi i libanezit i është vënë pas makinës së autrëve për t’i bërë foto targës. Në kryqëzim të Laknasit, autorët i presin rrugën me makinë biznesmenit, e nxjerrin me forcë nga mjeti shoferin dhe e rrahin, më pas dhunojnë biznesmenin.

KONFLIKTI PËR PRONËN

Të përfshira në hetime për këtë ngjarje janë edhe Gjykata e Rrethit Gjyqësor Durrës. Burimet sqaruan se policia po heton edhe mënyrën se si është përfituar një hapësirë e madhe toke në buzë të detit. Para pak kohësh ka pasur një proces gjyqësor mbi këtë pronë. Pretendim për pronësi të tokës ku do të investonte biznesmeni libanez ka Xhemal Muharremi, babai i Landi Muharremit, i shoqëruar aso kohe. Për tokën në fjalë tek Gjiri i Lalzit, libanezi ka qenë në gjyq dhe Apeli i ka dhënë të drejtë biznesmenit nga Libani. Dy personat e tjerë Muharremi i mbante për t’i bërë presion libanezit.

Ngjarja e rëndë ndodhi ndërsa, libanezi me pasaportë amerikane ishte i shoqëruar nga gruaja dhe fëmijët.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.