LAJMI I FUNDIT

Finlanda dhe Suedia kërkojnë anëtarësim në NATO, Presidenti Meta thirrje qeverisë dhe Kuvendit: Të marrin të gjitha masat

20:41 - 18.05.22 K.K
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Presidenti i Republikës, Ilir Meta i ka bërë thirrje qeverisë Rama dhe Kuvendit që të marrin të gjitha masat për përfundimin sa më parë të procedurave dhe akteve përkatëse ligjore në funksion të miratimit sa më të shpejtë të kërkesës së Finlandës dhe Suedisë për anëtarësim në NATO.




Në një postim në rrjetet sociale, kreu i shtetit nënvizoi se anëtarësimi në NATO i Finlandës dhe Suedisë, do të forcojë sigurinë e përbashkët,

Këto dy vende janë konfirmuar si kampione të lirisë dhe të të drejtave të njeriut, shtoi Meta pas kërkesave të Finlandës dhe Suedisë për t’u anëtarësuar në NATO, të paraqitura sot zyrtarisht te Sekretarit i Përgjithshëm Stoltenberg nga ambasadorët përkatës.

“Mbështes fuqimisht kërkesat e Finlandës dhe Suedisë për t’u anëtarësuar në NATO, të paraqitura sot zyrtarisht Sekretarit të Përgjithshëm Stoltenberg nga Ambasadorët respektivë.

I bëj thirrje Qeverisë dhe Kuvendit të Shqipërisë të marrin të gjitha masat për përfundimin sa më parë të procedurave dhe akteve përkatëse ligjore në funksion të miratimit sa më të shpejtë të kërkesës së dy vendeve për anëtarësim.

Anëtarësimi në NATO i Finlandës dhe Suedisë, dy vende të konfirmuara si kampione të lirisë dhe të të drejtave të njeriut, do të forcojë sigurinë e përbashkët dhe do t’i japë një vlerë të shtuar parimeve demokratike që e bëjnë NATO-n, Aleancën më të madhe dhe të suksesshme politiko-ushtarake në botë”, theksoi Presidenti i Republikës.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.