Kryesore

“Përshpejton Procesin e Berlinit”/ Rama për Ballkanin e Hapur: Nuk do të ndalet!

20:15 - 18.05.22 K.K
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Kryeministri Edi Rama ka raguar të mërkurën në lidhje me nismën e “Ballkanit të Hapur”, duke theksuar se kjo nismë nuk do të ndalet, sepse “e ardhmja nuk ndalet dot”.




Me anë të një postimi në rrjete sociale, kreu i qeverisë këmbënguli se nisma nisma rajonale për lëvizjen e lirë nxit paqen, bashkëpunimin dhe integrimin.

“Kushdo është kundër Ballkanit të Hapur është në të drejtën e vet që as mos të shohë, as mos të dëgjojë dhe as mos të kuptojë se kjo nisëm nxit paqen, bashkëpunimin, integrimin dhe e përshpejton Procesin e Berlinit! Ballkani i Hapur nuk do të ndalet sepse e ardhmja nuk ndalet dot”, theksoi Rama.

 

 

“Ballkani i hapur” mbështetet vetëm nga Serbia dhe Maqedonia e Veriut

Më herët ditën e sotme, presidenti malazez, Millo Gjukanoviç ka zhvilluar vizitën e tij të parë në Kosovë. Në krah të presidentes Vjosa Osmani, Gjukanoviç rikonfirmoi se Mali i Zi nuk do të bëhet pjesë e nismës Ballkani i Hapur, të cilën po ashtu e kundërshton edhe Kosova.

“Jemi shumë të vetëdijshëm për rëndësinë e bashkëpunimit rajonal, veçanërisht bashkëpunimin ekonomik rajonal. Megjithatë, kjo çështje parimore nuk do të thotë që të mbyllim sytë dhe të mos dimë si t’i lexojmë gjërat në mënyrën e duhur.

Mendoj se kemi një iniciativë të fortë të mirë të Procesit të Berlinit dhe disa të tjera në këtë temë, dhe siç e dini shumë vende të rajonit po marrin pjesë në këtë iniciativë dhe ne mendojmë se kjo nismë është plotësisht plotësuese e rrugës sonë drejt anëtarësimit në BE”, tha Millo Gjukanoviç.

Me ardhjen e shqiptaro-malazezit Dritan Abazoviç në krye të qeverisë duket se u shfaqën dyshime se ai do të kishte një qasje më të butë ndaj nismës ekonomike rajonale të themeluar në Novi Sad të Serbisë.

Deri tani,  e ka mbështetur vetëm Maqedonia e Veriut dhe vendi ynë, ndërsa tre shtetet nuk kanë mundur të  bindin Prishtinën, Podgoricën dhe Sarajevën.

Nga ana e saj, Osmani vlerësoi presidentin Gjukanoviç për kontributin e tij në pavarësinë e Kosovës, e tashmë që Prishtina është pjekur politikisht edhe për përkrahjen e Malit të Zi për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës, vuri në dukje hipokrizinë e Serbisë, që nga njëra anë e fton Prishtinën të bëhet pjesë e Open Balkan dhe nga ana tjetër bëhet pengesë për anëtarësimin e vendit në organizata ndërkombëtare.

Gjithashtu, të dy liderët u ndalën te agresioni rus në Ukrainë dhe te zgjatimet dhe implikimet që ai mund të shfaqë në Ballkanin Perëndimor, të cilat Osmani i quajti satelitët e Moskës, duke iu referuar kështu Beogradit.


Shfaq Komentet (1)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.