EKONOMI

“Pozita të pafavorshme!”- Autoriteti i Konkurrencës propozon metodologji mbi tarifat e kontrollit të pompave të karburantit

19:35 - 18.05.22 K.K
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Autoriteti i Konkurrencës ka mbyllur këtë të mërkurë hetimin paraprak ndaj ndërmarrjes koncesionare të ofrimit të shërbimit të kontrollit ligjor të instrumenteve matëse, nëpërmjet verifikimit të instrumenteve shpërndarëse të karburantit dhe gazit të lëngshëm.




Nisur nga njoftimi zyrtar të institucionit, në përfundim të procedurës hetimore, Komisioni i Konkurrencës nuk vërejti shenja të kufizimit të konkurrencës.

Në lidhje me këtë koncesion, Komisioni i Konkurrencës, vendosi t’i rekomandojë Ministrisë së Financave dhe Ekonomisë miratimin e një metodologjie për llogaritjen e ndryshimit të tarifave të shërbimeve të ofruara nga Shoqëria Koncesionare NOA Inspect, tarifa këto të cilat duhet të jenë të argumentuara dhe të orientuara drejt kostos.

Përveç kësaj, Komisioni rekomandon që për çdo rast të ndryshimit të tarifave të ofrimit të shërbimit të kontrollit ligjor të instrumenteve matëse, nëpërmjet verifikimit të instrumenteve shpërndarëse të karburantit dhe gazit të lëngshëm dhe çdo shërbimi tjetër të ofruara nga Shoqëria Koncesionare NOA Inspect të merret paraprakisht vlerësimi ligjor i Autoritetit të Konkurrencës.

Po ashtu, Komisioni i Konkurrencës rekomandoi miratimin e një metodologjie për vendosjen e përqindjes për instrumentat matës të verifikuara që rezultojnë me probleme, duke implementuar rekomandimin e dhënë nga Komision i Konkurrencës exante me vendimin nr. 646/2019, “Për dhënien e disa rekomandimeve në lidhje me Draft Kontratën e Koncesionit me objekt “Për shërbimin e kontrollit ligjor të instrumenteve matëse, nëpërmjet verifikimit të instrumenteve shpërndarëse të karburantit dhe gazit të lëngshëm.

Ndërkohë, arsyeja për hapjen e hetimit ishte bërë bërë një ankesë e paraqitur pranë Autoritetit të Konkurrencës, ndërmarrjet Alcert shpk, Ecit shpk, Swiss Approval Albania shpk, ST2 shpk dhe M.F.M shpk, lidhur me pasojat në treg të krijimit të pozitës dominuese të shoqërisë NOA CONTROL, sipas njw artikulli tw publikuar nga Monitor.

Por, ankesa e shoqërive të mësipërme lidhet me faktin se NOA Control po përdor të drejtat ekskluzive që ka përfituar nga kontrata koncesionare edhe për shërbime të tjera të lidhura, të cilat ligjërisht mund të ofrohen edhe nga kompani të tjera.

Me anë të kontratës koncesionare të miratuar në vitin 2019, ndërmarrjes NOA CONTROL i është dhënë e drejta ekskluzive të kryejë shërbimin e kontrollit ligjor të instrumenteve matëse, nëpërmjet verifikimit të instrumenteve shpërndarëse të karburantit dhe gazit të lëngshëm në të gjithë territorin e Republikës së Shqipërisë për një afat 20 vjeçar.

Ndërkaq, krahas shërbimit monopol të verifikimit të instrumenteve shpërndarëse të karburantit dhe GLN, si Organ i Miratuar nga MIE, NOA CONTROL ofron edhe shërbime të tjera për subjektet e shitjes me pakicë të karburanteve dhe gazit të lëngshëm, ndër të cilat: inspektimin e depozitave të naftës e GLN-së; çertifikimin e punonjësve që përdorin pajisje nën presion, ku përfshihen edhe punonjësit që përdorin pompat e GLN-së; si dhe lëshimin e vërtetimeve teknike për subjektet që kryejnë aktivitet në fushën e përpunimit, transportit, tregtimit të gazit, naftës dhe nënprodukteve të tyre.

Por shërbimet e mësipërme ofrohen gjithashtu edhe nga subjekte të tjera të licencuara, shumica e të cilave kanë paraqitur ankesë pranë Autoritetit të Konkurrencës.

Nga ana tjetër, ofruesit e tjerë të këtyre shërbimeve pretendojnë se janë në pozita inferiore dhe krejtësisht të pafavorshme konkurrence, për shkak të pozitës dominuese të NOA CONTROL në ofrimin e shërbimit të verifikimit të instrumenteve shpërndarëse të karburantit dhe GLN-së, të cilat i shërbejnë për të zgjeruar pozitën e saj dominuese në të gjithë gamën emundshme të shërbimeve inspektuese që ajo ofron ndaj subjekteve të tregtimit të karburanteve.

Në bazë të pretendimit të shoqërive ankuese, kompanisë NOA CONTROL i është lënë gjithë hapësira e mundshme për të shfrytëzuar apo abuzuar me pozitën e saj dominuese në ofrimin e shërbimit të verifikimit të instrumenteve shpërndarëse të karburantit dhe GLN-së, duke iu imponuar direkt apo indirekt subjekteve të tregtimit të karburanteve edhe në kryerjen e shërbimeve të tjera si paketë, përfshirë ato të inspektimit të depozitave të GLN-së, lëshimit të Vërtetimit Teknik dhe çertifikimit të punonjësve që përdorin pajisje nën presion.

Sakaq, pretendimet e ndërmarrjeve të tjera nuk janë mbështetur nga Autoriteti i Konkurrencës, që nuk ka vërejtur abuzime me pozitën dominuese nga ndërmarrja koncesionare.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.