BOTA

Një djalë 5-vjeçar humbi buzëqeshjen pasi u sulmua nga qeni i tij – Kujdes imazhe të ashpra

10:17 - 19.05.22 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Një djalë 5-vjeçar humbi buzëqeshjen pasi u sulmua nga qeni i tij teksa shikonte një film për fëmijë në shtratin e tij.




Sipas prindërve të Bradley Manion, më 8 janar, ata dëgjuan zëra nga dhoma e gjumit dhe kur hynë në dhomën e 5-vjeçares, panë “Marley”, dhe sasi të lartë gjaku, i cili e kishte kapur të voglin nga faqe dhe nuk e linte të ikte.

Babai i djalit, 34-vjeçari Christopher, kur e hoqi fëmijën nga qeni, konstatoi se djalit të tij i ishte prerë faqja.

“Ana e djathtë e fytyrës së Bradley mbeti e varur pas sulmit të qenit 3-vjeçar. Goja e tij është e paralizuar nga njëra anë për shkak të këputjes së ligamentit. Ishte shqyer plotësisht, kështu që mund t’i shihje dhëmbët e tij përmes faqes. Kishte gjak kudo, dhe në shtrat”, përshkroi për “The SUN” nëna e djalit fatkeq, 35-vjeçarja Amanda Daly nga Misuri.

Bradley i vogël është dashur të shkojë në sallën e operacionit për tre orë, ndërsa nëna e tij shprehet se djali i saj do të ketë nevojë për operacione të tjera në të ardhmen.

“Nuk mund të buzëqeshë, sikur i është paralizuar njëra anë e fytyrës”, tha Amanda, e cila nuk mund ta besonte që “qeni i ëmbël dhe mbrojtës i familjes”, siç e përshkroi ajo, sulmoi fëmijën e saj.

Në fakt, tha ai, tre vëllezërit e tjerë të Bradley-t duhej të bindnin babanë e tyre që të merrte qenin dy vjet më parë, pasi Christopher ishte negativ sepse ai vetë ishte sulmuar nga një Husky dhe nuk i pëlqente qentë.

5-vjeçari Bradley u përpoq të bindte prindërit e tij se “Marley” nuk donte ta sulmonte, por familja u detyrua të eutanizonte qenin.

 

 

 

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.