EKONOMI

Nëse keni Euro mos i këmbeni tani/ Monedha europiane humbet ‘terren’ kundrejt lekut shqiptar (Arsyet)

15:41 - 20.05.22 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Monedha Euro ka humbur ‘terren’ kundrejt lekut vendas. Ky fakt vihet në dukje nga institucioni më i rëndësishëm financiar në vend, Banka e Shqipërisë.




Nga një vzhgim dje në tregun e exchangeve dhe nga të dhënat e Bankës së Shqipërisë, rezulton se 1 Euro këmbehet me 119.96 lekë.

Ky është niveli më i ulët i kursit të këmbimit Euro/Lek që prej fundit të muajit janar. Kursi i këmbimit së Euros jo vetëm që e ka tejkaluar goditjen që mori në fillim të muajit mars, por tashmë po u afrohet sërish niveleve rekord që shënoi në fund të vitit 2021, kur preku vlerat më të ulëta të 14 viteve të fundit.

Kursi i këmbimit sipas Bankës së Shqipërisë (20.05.2022)

 

Agjentët e tregut e shpjegojnë rënien e euros kryesisht me ofertën konstante dhe kërkesën e pakët të tregut për monedhën europiane. Në muajt e fundit, subjekti që ka sjellë rritjen kryesore të kërkesës në kursin e këmbimit valutor është grupi i Operatorit të Sistemit të Shpërndarjes (OSHEE), për nevoja të blerjes së energjisë elektrike.

Një efekt i tillë u ndie i fortë në fillim të muajit mars, kur kërkesa e lartë e OSHEE solli një panik të përkohshëm dhe forcim të shpejtë të Euros në kursin e këmbimit me Lekun. Kursi i euros u rrit në harkun e një jave me pothuajse 5% dhe arriti sipër nivelit të 127 lekëve. U desh ndërhyrja e Bankës së Shqipërisë më datë 8 mars, nëpërmjet shitjes së valutës, që mbiçmimi i euros të frenohej dhe të kthehej gradualisht në nivelet e mëparshme.

Por janë edhe dy faktorë të tjerë të cilët kanë kontribuar në këtë rënie të lehtë të euros. E para ka të bëjë me finalen e Europa League e cila do të luhet në Tiranë. Si në çdo event të tillë madhor, ndeshja finale pritet të sjellë shumë tifozë nga Italia dhe Hollanda. Ata do të sjellin me vete shumë para çka do të çojë në një mbingopje të tregut.

Arsye tjetër është edhe afrimi i sezonit turistik, i cili pritet të sjellë shumë turistë të huaj në vendin tonë. Përpos spekullimeve në treg, trajektorja gjatë sezonit të verës përkon me uljen e vlerës totale të monedhës euro.

Këtu mund të shtojmë edhe luftën në Ukrainë e cila ka hyrë në një fazë stanjacioni dhe paqartësie. Kjo ndikon drejtpërdrejt tek tregjet botërore por edhe ato vendase. Kjo pasi tregtia me vendet në luftë zhvillohet me euro. Po ashtu tërheqja e ushtirsë ruse nga disa rajone të okupuara ka ndikur në perceptimet e qytetarëve për një stabilizim të tregjeve europiane.

Në një vend si Shqipëria në të cilën tregu nuk është konkurrues dhe priret drejt informalitet, këto zhvillime dhe luhatje të monedhave të huaja janë tepër të zakonshme. E.D

 

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.