Kronikë

VIDEO/ Aksident i rëndë në Sarandë, plagosen dy persona! Njëri i dëmtuar në shtyllë kurrizore, 20-vjeçari në kokë (EMRAT)

19:37 - 20.05.22 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

SARANDË- Një aksident i rëndë është shënuar pasditen e sotme në Sarandë. Një mjet tip “Benz” është përplasur me një mjet tip “Volkswagen” në rrugën hyrëse të qytetit.




Burimet e Gazetës Shqiptare kanë konstatuar se nga kjo përplasje kanë mbetur të plagosur Klaudio Kupi dhe 20-vjeçari Mikel Hoxha. Kupi ka dëmtime në shtyllën kurrizore ndërsa i riu ka marrë dëmtime në kokë nga xhamat e makinës.

 

Mikel Hoxha është banues në fshatin Gjashtë  të Sarandës. Dy të plagosurit janë transportuar për mjekim të specializuar në Tiranë.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje për të hetuar rrethanat e aksidentit.

NJOFTIMI I POLICISË:

Sarandë/Informacion paraprak

Më datë 20.05.2022, në lagjen nr. 1-Sarandë janë përplasur automjeti tip “Volsvagen”, me drejtues shtetasin A. M., me automjetin tip “Ford”, me drejtues shtetasin F. B., dhe automjeti tip “Benc”, me drejtues shtetasin M. H.
Si pasojë janë dëmtuar drejtuesi i mjetit “Benc”, dhe pasagjeri shtetasi K. K., të cilët janë transportuar në Spitalin e Sarandës, jashtë rrezikut për jetën.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.