Kosova

Austria mbështet kërkesën e Kosovës për anëtarësim në KiE, Ministri i Jashtëm: Kërkohet një pozicion i ri gjeostrategjik në…

07:47 - 21.05.22 K.K
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Austria mirëpret kërkesën e Kosovës për anëtarësim në Këshillin e Evropës, ka deklaruar Ministri i Jashtëm i Austrisë, Alexander Schallenberg.




Sipas agjencisë së lajmeve APA, Schallenberg ka deklaruar që pas agresionit të Rusisë ndaj Ukrainës, “kërkohet një pozicion i ri gjeostrategjik në Evropë”, transmeton Gazeta Express.

Ai ka deklaruar se kjo situatë duhet të shfrytëzohet për të siguruar një model të qëndrueshme jete në Evropë.

“Kjo përfshin edhe pranimin e anëtarëve të rinj. Ne mirëpresim dëshirën e Kosovës për t’u bërë pjesë e Këshillit të Evropës”, ka thënë kryediplomati austriak.

Kjo deklaratë e Schallenberg është raportuar në disa media serbe.

Serbia, gjatë ditëve të fundit, ka bërë përpjekje të pareshtura diplomatike për ta minuar mundësinë e Kosovës që të bëhet pjesë e kësaj organizate evropiane.

Aplikimi i Kosovës nuk është futur në agjendën e mbledhjes së Komitetit të Ministrave të Këshillit të Evropës që është mbajtur në Torino të Italisë.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.