LIFE STYLE

Belind Këlliçi si Rama/ Kombinon atletet e bardha me kostumin e zi në takimet zyrtare! (FOTO)

21:54 - 21.05.22 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Deputeti i Partisë Demokratike, Belind Këlliçi, ka publikuar sot disa foto nga takimet e mbajtura në Shtetet e Bashkuara të Amerikës me kongresmenë republikanë të shtetit të Floridas.




Përmes një postimi në Facebook, Këlliçi shkruan se ishte kënaqësi të takohej dhe të bisedonte me kongresmenin aktual të Floridas Matt Gaetz, si dhe me ish-kongresmenin Ted Yoho, të cilët i ftoi të vizitojnë Shqipërinë.

Por, ajo që të bie në sy është fakti se, deputeti demokrat ka zgjedhur të ‘kopjojë’ stilin e kryeministrit Rama, i cili në takimet zyrtare zgjedh të kombinojë atletet e bardha me kostumin e zi. E mesa duket ky kombinim i ka pëlqyer Belindit, i cili ka bërë të njëjtën gjë në takimet e tij në SHBA, fotot e të cilave i ka shpërndarë vetë në profilin e tij në Facebook.

Për më tepër shikojini fotot e mëposhtme gjatë takimeve të Këlliçit dhe gjykojini vetë:


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.