Kryesore

“Deri tani kam fituar të gjitha finalet e mia”/ Mourinho tregon ‘sekretin’ para Tiranës: Të harrojmë historinë e Romës, merreni si një ndeshje të vetme!

17:52 - 21.05.22 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Roma do të provojë të kthehet te trofetë. Kryeqytetasit do të masin forcat me Feynoord me 25 maj, në finalen e Conference League që do mbahet në Air Albania.




Për faqen zyrtare të UEFA-së, trajneri i Romës, Jose Mourinho ka folur për rivalin, triumfin e mundshëm dhe natyrisht për arritjet personale.

“Ata luajtën 14 ndeshje si ne dhe mposhtën kundërshtarë të vështirë. Finalet janë 50-50, por ne do të bëjmë çmos për ta sjellë atë në 51-49 për ne. Deri tani kam qenë me fat duke fituar të gjitha finalet e mia evropiane. Unë jam një menaxher me një histori dhe Roma është një klub i madh. Ndjeva pak përgjegjësi në përpjekjen për të bërë mirë në edicionin e parë të turneut të  një kompeticioni të madh. Kështu, pak nga pak, ne shkuam për të realizuar ambicien tonë. Për mua, ju duhet ta trajtoni një finale si një ndeshje të vetme që sjell presion, tension dhe një ndjenjë përgjegjësie. Duhet vetëm të mendojmë për finalen dhe kundërshtarin me të cilin përballemi dhe të harrojmë historinë e Romës. Atëherë sigurisht që do të ishte e mrekullueshme të fitonim për qytetin, klubin dhe të gjithë ne.”

Mourinho trajneri i parë që arrin të gjitha finalet e UEFA-s:

“Nëse arrij të fitoj katër kompeticionet evropiane me katër klube të ndryshme, nuk do ta harroj kurrë të parën, që ishte Kupa e Fituesve të Kupës UEFA [1996/97] si asistent i të ndjerit Bobby Robson në Barcelonë” – tha ai.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.