AKTUALITET

E rëndë në Sarandë/ Sherr me thika mes dy personave, njëri prej tyre dërgohet me urgjencë në spital!

20:02 - 21.05.22 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Një ngjarje e rëndë është regjistruar mbrëmjen e sotme në qytetin e Sarandës, ku një person ka mbetur i plagosur rëndë pasi është goditur me thikë nga një tjetër person, pas një konflikti mes tyre.




Ngjarja ka ndodhur në lagjen nr.1 të qytetit, ndërsa sipas bluve të Sarandës, i plagosuri është dërguar me urgjencë drejt spitalit rajonal, ku po merr ndihmën e nevojshme mjekësore.

Njoftimi i Policisë Sarandë:

Informacion paraprak/ Më datë 21.05.022, në lagjen nr.1, Sarandë gjatë një konflikti për motive të dobta shtetasi  D. G., ka goditur me mjet prerës shtetasin D. R., i cili ka marrë mjekim në spitalin e Sarandës, jashtë rrezikut për jetën. Po punohet për kapjen e shtetasit D. G. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për përcaktimin e shkaqeve të ngjarjes.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.