BLUETOOTH

FOTO/ Vështirë për t’u njohur, Adi Krasta shfaqet rrugëve të Tiranës i “zhveshur” nga kostumi i gazetarit!

19:57 - 21.05.22 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Gjithmonë jemi mësuar ta shikojmë Adi Krastën të veshur me kostumin e tij “klasik” dhe syzet që e karakterizojnë. Moderatori është shfaqur së fundmi krejtësisht ndryshe në përditshmërinë e tij, ku duhet të themi se vështirë që të njihet në rrugë.




E teksa vera po vjen dhe temperaturat po rriten, gazetari duket se është “zhveshur” nga daljet e tij tejet serioze siç jemi mësuar ta shikojmë gjithmonë. Në fotot e shkrepura nga paparazzi ynë, Adi është shfaqur në rrugët e Tiranës i veshur goxha sportiv, me një palë pantallona të shkurtra verore dhe pa syzet e tij, ku duket se ka shijuar dhe ndonjë akullore në këto ditë të nxehta.

Pas ndërprerjes së kontratës me “Top Channel” ku moderonte programin me orar të zgjatur “E Diell”, pas një periudhe prej një viti e gjysmë pa u shfaqur në ekran, Krasta tashmë moderon programin e njohur “A Show” me të ftuar personazhe nga fusha të ndryshme. Gjithashtu, ai ka prezantuar pesë edicione të Festivalit të Këngës në Radio Televizionin Shqiptar.

Nga 1999 deri në 2002, ai ka punuar si gazetar prodhues në Seksionin Shqiptar të Shërbimit Botëror të BBC, në Londër të Mbretërisë së Bashkuar. Me kthimin e tij në Shqipëri, Krasta ideoi dhe realizoi së bashku me Pali Kuken ciklin televiziv të zbulimit të talenteve në fushën e këngës, “Ethet e së premtes mbrëma”.

(panoramaplus)


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.