BOTA

Gjenerali i lartë grek ngre alarmin: Nëse Turqia merr 100 avionët F-35, Egjeu kthehet në një ‘sufllaqe’!

17:00 - 21.05.22 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Këshilltari i Këshillit të Sigurisë Kombëtare në Greqi, Alexandros Diakopoulos shprehet se vendi që merr avionët F-35 do të jetë ai që sundon Egjeun.




Duke folur në një televizon grek, Diakopoulos shpreh shqetësimin në lidhje me mundësinë që Turqia të marrë 100 avionët F-35 që i ishin premtuar nisur edhe nga fakti se vendi ishte pjesë e sipërmarrjes për prodhimin e tyre.

“Kush merr avionët F-35 sundon Egjeun. Ata janë të padukshëm, nuk i kap radari. Nëse Turqia merr 100 avionët F-35 siç kishin planifikuar do ta kthenin Egjeun në një sufllaqe. Për fat tani për tani nuk i marrin dot, ndërsa ne pritet t’i marrim rreth vitit 2027-2028”, tha ai duke theksuar se mbrojtja është një sektor që kërkon shumë shpenzime. Mbrojtja është e shtrenjtë dhe kërkon shumë shpenzime me këtë fqinj agresiv që kemi. Turqia është një shtet që di vetëm të kërcënojë dhe jo të ndikojë butë”, tha ai.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.