Kronikë

Priten më shumë arrestime, SPAK dhe Policia nuk heqin dorë nga “Plumbi i Artë! Dyshimet për dekonspirim, Nano: Po hetojmë

13:06 - 21.05.22 K.K
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Gledis Nano ka bërë me dije se operacioni “Plumbi i artë” ka vijuar dhe ditën e djeshme dhe mëngjesin e kësaj të shtune, kur janë kryer kontrolle dhe në orët në vijim priten të tjera arrestime.




Me anë të një deklarate për mediat, Nano tha se po hetohet për dekonspirim të operacionit, dhe kushdo që do të gjendet përgjegjës, do të dalë para ligjit.

Pyetje: Keni informacione se ky megaoperacion mund të jetë dekonspiruar?

“Ne në bashkëpunim me SPAK jemi në operacion e sipër, ne nuk kemi ndaluar pavarësisht se nuk janë bërë mediatike zhvillimet e fundit edhe sot duke u gdhirë në mëngjes dhe gjatë ditës së djeshme.

Pjesa e dekonspirimit jemi duket hetuar me SPAK e agjencitë e tjera ligjzbatuese me qëllim që të jemi në një informacion të saktë se çfarë ka ndodhur e nëse diçka e tillë ka ndodhur çdo kush do mbajë përgjegjësi nëse ka dekonspiruar informacionin apo operacionin i kujtdo strukture qoftë.

Operacioni në këto momente që po flasim është në zhvillim”, deklaroi Gledis Nano.

Kujtojmë që nga 32 urdhër arrestet e leshuara nga SPAK, nente prej te akuzuarve nuk u arriten te kapeshin tre dite me pare.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.