LAJMI I FUNDIT

“Shkëndijë në terrin e diktaturës!/ Lulzim Basha përkujton 49-vjetorin e Revoltës së Spaçit: Ata burra u ngritën në krye për liri

14:41 - 21.05.22 K.K
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Ish-kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ndërsa ka përkujtuar të shtunën 49-vjetorin e Revoltës së Spaçit.




Përmes një postimi në Facebook, Basha shkroi se Revoltën e Spaçit në një nga simbolet e rezistencës antikomuniste, që frymëzon edhe sot për guximin dhe patriotizmin e atyre burrave që në orët më të errëta, ngritën krye për liri.

Postimi i plotë:

49 vite më parë, një grup të burgosurish politikë ngritën në Spaç flamurin kuqezi, pa yllin komunist, dhe shpallën aty një zonë të lirë nga diktatura. Ato 3 ditë lirie ishin një shkëndijë në terrin e diktaturës komuniste, që i treguan Shqipërisë dhe botës se rezistenca mbijetonte, pavarësisht dhunës dhe represionit të diktaturës.

Qëndresa brenda burgut më famëkeq të komunizmit, në një vend të kthyer në një burg në qiell të hapur për të gjithë shqiptarët, e ka kthyer Revoltën e Spaçit në një nga simbolet e rezistencës antikomuniste, që frymëzon edhe sot për guximin dhe patriotizmin e atyre burrave që në orët më të errëta, ngritën krye për liri.

Lavdi martirëve të Revoltës së Spaçit!

burgu i spacit1burgu i spacit2


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.