AKTUALITET

Siguria në Ballkanin Perëndimor/ Konferenca shkencore bën bashkë në Universitetin e Durrësit studiuesit nga Rajoni!

20:28 - 21.05.22 Gazeta Shqiptare
GSH APP Get it on Google Play

Studiues nga Shqipëria, Kosova, dhe vendet e tjera të Ballkanit Perëndimor kanë diskutuar për sigurinë e rajonit, në një konferencë të organizuar nga universiteti “Aleksandër Moisiu” në Durrës në bashkëpunim me universitetin e Nicës “Cote D’Azur”.




Organizatorja e konferencës, përgjegjësja e Departamentit të Administrimit Publik në fakultetin e Shkencave Politike-Juridike, Gentiana Kraja tha konferenca vjen në një kohë kur çështja e sigurisë në Ballkan është edhe më e diskutuar edhe për shkak të luftës në Ukrainë.

“Synimi ishte të nxisë hulumtuesit drejt çështjeve politike, sociale dhe ekonomik që shqetësojnë aktualisht Ballkanin Perëndimor dhe si pasojë edhe procesin e integrimit në BE të vendeve të këtij rajoni. Në Konferencë marrin pjesë studiues nga Shqipëria, Kosova, vende të Ballkanit Perëndimor. Çështja  e sigurisë së Ballkanit Perëndimor u zgjodh si një temë mjaft e përfolur dhe e diskutuar prej pasojave, por edhe për vijimësinë e procesit të integrimit europian”, u shpreh Kraja.

Në këtë konferencë ka prezantuar studimin e vet pedagogu dhe eksperti i shkencave politike ne UAMD Arian Dedej, i cili thotë se konflikti midis Rusisë dhe Ukrainës rrezikon ta kthejë Ballkanin Perëndimor 20 vite pas, ndërsa shton se vendi ynë nuk është i rrezikuar në rast të përshkallëzimit të konfliktit në fjalë. Për studiuesin Arian Dedej, integrimi i Ballkanit në BE do të garantonte një rajon më të sigurt.

“Studimi i paraqitur sot ka për qëllim të paraqesë ndikimin e luftës në Ukrainë në sigurinë mbarë botërore dhe në veçanti në sigurinë e Ballkanit Perëndimor. Ky konflikt rrezikon të kthejë Ballkanin Perëndimor 20 vite pas, sipas studiuesve të ndryshëm, pra i druhen një përshkallëzimi të rritjeve të tensioneve dhe një rikthim pas të ndarjeve etnike e fetare. Kjo vjen prej gjendjes së vështirë ekonomike që po kalon Ballkani Perëndimor dhe e ardhmja e paqartë drejt BE. Shqipëria është më pak e rrezikuara për shkak se është pjesë e NATO-s që e bën më të qëndrueshme stabilitetin e saj politik dhe ekonomik. Rritja e tensioneve rrezikon më së shumti Kosovë. Bosnja është shumë e rrezikuar nga konflikti”, tha Dedej.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.