AKTUALITET

‘Skifteri’ shqiptar i pandreqshëm, vjedh edhe shtëpinë e motrës së tij/ I thyen dritaret, i merr bizhuteritë dhe ia mbath me makinën e saj

20:08 - 21.05.22 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Një 44-vjeçar shqiptar është vendosur në pranga nga policia italiane pasi akuzohet se ka vjedhur shtëpinë e motrës së tij. Karabinierët e Firences kanë ekzekutuar urdhrin e ‘arrestit me burg’ ndaj shqiptarit i cili kishte hyrë natën e vVitit të Ri në shtëpinë e motrës së tij, e cila nuk ndodhej në banesë.




Pasi kishte thyer një dritare, 44-vjeçari shqiptar kishte marrë  bizhuteritë dhe çelësat e makinës me të cilën tentoi t’ia mbathte për në Veneto, një rajon ku kishte kohë që ishte zhvendosur. Rënia e alarmit të shtëpisë vuri në lëvizje Policinë e cila iu ndoqi nga pas 44-vjeçarin shqiptar duke e arrestuar në autostradës nga një patrullë e policisë rrugore, shkruajnë mediat italiane.

Brenda makinës së tij u gjet edhe i gjithë malli i vjedhur ndërsa veprimtaria e mëvonshme e inspektimit, e kryer nga seksioni i hetimeve shkencore të komandës provinciale bëri të mundur rritjen e disa gjurmëve të gjakut në vendin e vjedhjes, nga të cilat më pas u ekstrapolua një profil gjenetik që i përkiste shqiptarit. Gjykata italiane ka dhënë ndaj shqiptarit masën arrest me burg.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.