BOTA

Turqia i tha “JO” për në NATO/ Presidenti finlandez i vendosur: Do të zhvillojë bisedime me Erdogan!

17:40 - 21.05.22 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Presidenti finlandez, Sauli Niinisto, tha se do të zhvillonte bisedime “të hapura dhe të drejtpërdrejta” me presidentin e Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, për të diskutuar ofertën e Finlandës për anëtarësim në NATO.




“Unë deklarova se si aleatë të NATO-s, Finlanda dhe Turqia do të angazhohen për sigurinë e njëra-tjetrës dhe marrëdhënia jonë do të forcohet kështu”, shkroi Niinisto në Twitter pas thirrjes së bërë publike.

“Finlanda dënon terrorizmin në të gjitha format dhe manifestimet e tij,” shkroi ai, duke shtuar: “Dialogu i ngushtë vazhdon”.

Kujtojmë se presidenti turk, Erdogan, ka vënë në dyshim nëse Finlanda dhe Suedia duhet të lejohen të bashkohen me aleancën ushtarake.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.