LAJMI I FUNDIT

VIDEO/ Kryeministri Rama refuzon të flasë për zgjedhjen e presidentit të ri, pyetet për Berishën: Ndjesë pastë

14:29 - 21.05.22 K.K
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Kryeministri Edi Rama ka shkuar këtë të shtunë në qytetin bregdetar të Vlorës ku mbajti Konferencën Ndërkombëtare “Drejt së Ardhmes: Qyteti im, Shtëpia ime”.




Në përfundim të konferencës, kreu qeverisë është përballur me gazetarët, të cilët e kanë pyetur për zgjedhjen e Presidentit të ri të Republikës së Shqipërisë.

Pavarësisht serefuzoi të fliste, Rama iu përgjigj me ironi komenteve të Berishës se procesi është “karnavale”.

Gazetarët: Ndryshe nga konferenca, ju e dini shumë mirë kemi dy orë që ju presim!

Edi Rama: Por çfarë do?

Gazetarët: T’ju pyesim për zgjedhjen e Presidentit

Edi Rama: Po ç’president, jemi në Vlorë.

Gazetarët: Berisha nga Vlora tha që ai proces është karnaval

Edi Rama: Kush është ky?

Gazetarët: Ai!

Edi Rama: Ndjestë pastë, hajt mirë u pafshim


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.