BOTA

Zgjerohet lista e Kremlinit/ Moska ndalon aktorin Morgan Freeman të hyjë në Rusi: Na ka akuzuar për komplot kundër…

21:37 - 21.05.22 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Aktori Morgan Freeman është një nga afro 1 mijë shtetasit amerikanë që janë përfshirë në listën e sanksioneve ruse, duke përfshirë ndalimin e hyrjes në Rusi.1d5324c6-eac2-4e63-9bc9-e87b78a25ba1




Lista e plotë e emrave u publikua nga Ministria e Jashtme ruse dhe përfshin Presidentin Biden dhe Sekretarin e Shtetit Antony Blinken.

“Aktori i famshëm regjistroi një video adresë në vitin 2017 duke akuzuar Rusinë për komplot kundër Shteteve të Bashkuara dhe duke bërë thirrje për luftë kundër vendit tonë”, shpjegoi Ministria e Jashtme e Rusisë.

Bëhet fjalë për paraqitjen e Freeman në një video ku akuzonte Rusinë për ndërhyrje në zgjedhjet presidenciale të SHBA-së të vitit 2016, të cilat i fitoi Donald Trump.

Janë 963 shtetas amerikanë në listën e individëve të sanksionuar, duke përfshirë disa politikanë, mjekë, aktivistë dhe gazetarë. Në listë është edhe CEO i Meta-s, Mark Zuckerberg.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.