Kryesore

Aksident i rëndë në aksin Lezhë-Shkodër, 1 viktimë dhe disa të plagosur

20:30 - 22.05.22 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Një aksident i rëndë ka ndodhur në aksin Lezhë-Shkodër, pranë kryqëzimit të Dajçit.




Dyshohet se një person ka humbur jetën.

Ndërkohë, aksidenti sapo ka ndodhur dhe të dhënat janë të pakta, pritet që detaje të reja të dalin në vijim.

Policia ka dhënë versionin zyrtar të aksidentit të ndodhur në superstradën Shkodër-Lezhë, në vendin e quajtur “Dajç”. Burime zyrtare bëjnë të ditur se 20-vjeçarja F. B., ka humbur drejtimin e mjetit e si pasojë ka dalë nga rruga.

Nga përplasja e fortë, për fat të keq, ka humbur jetën 73-vjeçari I. K., pasagjer në mjet, si dhe janë lënduar dhe ndodhen në Spitalin Rajonal të Lezhës tre pasagjerët A.B. 53 vjeç, A.B. 43 vjeçe dhe O.B.19 vjeçe. Grupi hetimor ndërkohë vazhdon veprimet hetimore në vendin e ngjarjes për sqarimin e plotë të rrethanave të aksidentit.

“Rreth orës 20:00, në aksin rrugor Shkodër – Lezhë, në vendin e quajtur “Dajç”, shtetasja F.B. 20 vjeçe, banuese në Shkodër, duke drejtuar automjetin tip “Renault”, ka humbur kontrollin mbi drejtimin e tij duke dalë nga rruga. Për pasojë, ka ndërruar jetë shtetasi I.K. 73 vjeç, pasagjer në mjet, si dhe janë lënduar dhe ndodhen në Spitalin Rajonal Lezhë për mjekim edhe 3 pasagjerët e tjerë, shtetasit A.B. 53 vjeç, A.B. 43 vjeçe dhe O.B.19 vjeçe. Grupi hetimor vazhdon veprimet hetimore në vendin e ngjarjes për sqarimin e plotë të rrethanave të aksidentit”, njofton Policia.

Ky është aksidenti i 13 që ndodh në rrugët e Qarkut të Lezhës në harkun kohor prej gati 10 ditëve me një bilanc 4 të vdekur dhe 28 persona të plagosur. Kjo situatë e krijuar ka vënë në alarm dhe Policinë Rrugore e cila ka shtuar prezencën e saj në terren, ku brenda dy javësh janë ndëshkuar me gjoba mbi 1 mijë drejtues automjetesh të cilët janë kapur në shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor që bëhen burim aksidentesh.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.