AKTUALITET

Anëtarët e një familje u përfshinë në aksident, zbardhen emrat e personave të plagosur dhe viktimës së moshuar

22:02 - 22.05.22 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Gazeta Shqiptare ka zbardhur emrat e personave që mbetën të plagosur nga aksidenti i rëndë në Lezhë, ku një person humbi jetën dhe 4 të tjerë morën plagë të rënda.




Kështu të plagosur nga aksidenti kanë mbetur anëtarët e një familje, konkretisht prindërit dhe dy vajzat, ata janë: Artur Behri, Ardita Behri, Olsa Behri dhe Fiona Behri, e cila ishte edhe drejtuese e mjetit.

Ndërkohë viktimë e këtij aksidenti mbeti Ikbale Kraja.

“Rreth orës 20:00, në aksin rrugor Shkodër – Lezhë, në vendin e quajtur “Dajç”, shtetasja F.B. 20 vjeçe, banuese në Shkodër, duke drejtuar automjetin tip “Renault”, ka humbur kontrollin mbi drejtimin e tij duke dalë nga rruga. Për pasojë, ka ndërruar jetë shtetasi I.K. 73 vjeçe, pasagjere në mjet, si dhe janë lënduar dhe ndodhen në Spitalin Rajonal Lezhë për mjekim edhe 3 pasagjerët e tjerë, shtetasit A.B. 53 vjeç, A.B. 43 vjeçe dhe O.B.19 vjeçe. Grupi hetimor vazhdon veprimet hetimore në vendin e ngjarjes për sqarimin e plotë të rrethanave të aksidentit”, njofton Policia.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.