LAJMI I FUNDIT

Anglia tashmë ka një skuadër kampone/ Manchester City ngre trofeun pas një përmbysje të çmendur

19:18 - 22.05.22 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Mançester Siti është shpallur kampion i Premier Ligës për të dytin vit radhazi dhe për të katërtën herë në 5 vitet e fundit.




Skuadra e Gurardiolës arriti një fitore spektakolare me përmbysje përballë Aston Vilës, duke e kthyer rezultatin nga 0-2, në 3-2 në harkun e 5 minutave.

Kjo fitore i jep tre pikët që i duheshin për të mbyllur një kampionat vërtet të çmendur në Angli.Në sfidën tjetër, edhe Liverpul mori një fitore me përmbysje, por që nuk i mjaftoi për t’i dhënë titullin, pas skuadra e Xherrard nuk mundi dot t’i merrte të paktën 1 pik “Qytetarëve”.

Në sfidat e tjera, Totenhemi arriti një fitore të thellë me shifrat 0-5 përballë Noruiç, për të siguruar një vend në Ligën e Kampionëve, ndërsa në Ligën e Europës do të shkojnë Arsenal dhe Mançester Junajtid.

Çelsi i vendit të tretë e mbylli me një fitore përballë Uatfordit të rënë, ndërsa Uest Hem humbi shansin për të shkuar në Ligën e Europës dhe vitin e ardhshëm do të luaj në Ligën e Konferencës.

Skuadra që ra nga kategoria ishte Bërnlej, ndërsa Lids do të qëndrojë në elitë sezonin e ardhshëm, pas fitores me Brentfordin në transfertë.

REZULTATET FINALE:

MANÇESTER SITI 3-2 ASTON VILA

Gyndogan 76′, 81′, Rodri 78′ / Kesh 37′, Kutinjo 69′


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.