Kryesore

Berisha përballë Elezit, mbyllet procesi i votimit për kreun e ri të Partisë Demokratike

20:09 - 22.05.22 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Mbyllet procesi i votimit për kreun e ri të Partisë Demokratike. Procesi i votimit për kreun e ri të PD nisi në orën 08:00, u zhvillua në 108 qendra votimi.




Sali Berisha dhe Ibsen Elezi ishin dy kandidatët për kryetar të PD, në zgjedhjet e ‘Rithemelimit.

I shoqëruar nga bashkëshortja e tij, Berisha iu drejtua qendrës së votimit rreth orës 11:00. Ai e cilësoi procesin historik jo vetëm për Partinë Demokratike, por për Shqipërinë.

Berisha komentoi edhe procesin e zgjedhjes së presidentit duke e quajtur mafioz dhe antikushtetues. Votën e hodhi edhe Ibsen Elezi, i cili kërkoi që të mos bëhen shkelje gjatë këtij procesi.

Tani që procesi i votimit ka përfunduar, pritet që grupet e numërimit të bëjnë një pushim të shkurtër dhe për 2 apo 3 orët e para të japin një rezultat paraprak.

I njëjti proces ka ndodhur në të gjitha qytetet e tjera të vendit. Kështu ka përfunduar procesi i votimit për kreun e PD –së edhe në qytetin e Kukësit.

Mësohet se tashmë ka nisur numërimi i votave në 3 qendrat e votimit.

Të dhënat e pjesmarrjes në votim për Qarkun Kukës deri në orën 18:00 janë këto: Tropoja ka 1350 votues,nga këto 970 kan votuar ose 72%. Kukësi ka 1200 votues, deri tani kanë votuar 840 ose 70%. Hasi ka 1435 votues, deri tani kanë votuar 719 ose 50%.

Në orën 20:00 mbyllet dhe procesi i votimit në të gjitha qarqet ndërsa mbetet për tu parë se kush do e fitojë këtë garë mes Sali Berishës dhe Ibsen Elezit.

Pjesëmarrja deri në orën 17:00

Në qytetin e Pogradecit nga 516 vota, 484 ishin për Sali Berishën dhe 32 për Ibsen Elezin.

Selenicë 220 vota

Sali Berisha  198 vota

Ibsen Elezi 22 vota

Pogradec 516 vota

Sali Berisha  484 vota

Ibsen Elezi 32 vota

Raportohet se në Roskovec kanë votuar në total 476 anëtarë të Partisë Demokratike.

Mësohet se Berisha ka marrë 433 vota, ndërsa Ibsen Elezi 39. Katër vota të tjera kanë dalë të pavlefshme.

 


Shfaq Komentet (1)

Leave a Reply to K. M. Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

  1. Urime Z. Berisha, popullit demokrat dhe brezit te ri, qe e duan demokracine e vertete, suksese dhe mbaresi te gjitheve. U befsh 100 vjec, pac fat dhe mbaresi ne jeten tende.

    Përgjigju ↓