AKTUALITET

Berisha shpallet fitues, Vokshi: Demokratët dëshmuan që partia i përket atyre

22:42 - 22.05.22 Gazeta Shqiptare
GSH APP Get it on Google Play

Deputetja Albana Vokshi ka folur për mediat pas përfundimit të numërimit të votave për kryetarin e ri në të gjithë degët e Shqipërisë.




“Kanë filluar të vijnë kutitë e votimit me materialet zgjedhore dhe në mbledhjen e nesërme do të bëhet edhe njëherë shqyrtimi i dokumentacionit dhe do të shpallet rezultati përfundimtar.

Është një nga proceset më transparente dhe të besueshme të kryer ndonjëherë qoftë për zgjedhjet në hierarkinë e degëve. Kjo ka shpjeguar edhe pjesëmarrjen e lartë të demokratëve. Është një arsye më shumë për t’i rikthyer besimin demokratëve. Ata dëshmuan me votën e tyre që partia i përket atyre”, tha Vokshi.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.