Kosova

E rëndë në Kosovë, fëmija gjendet i vdekur nga vëllai në dysheme

09:27 - 22.05.22 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Një fëmijë është gjetur i vdekur nga vëllai i tij në Kosovë. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në Vushtrri, Kosovë.




Sipas policisë viktima është gjetur i shtrirë në dysheme.

Në vendin e ngjarjes ekipi mjekësor ka konstatuar vdekjen e tij, teksa trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion.

Njoftimi i plotë i policisë:

VDEKJE E DYSHUAR /Vushtrri 21.05.2022-14:12. Një mashkull kosovar ka raportuar se në shtëpi ka gjetur vëllain -viktimën mashkull kosovar (i mitur) të shtrirë në dysheme. Njësit relevante dhe ekipi mjekësor kanë dalur në vendin e ngjarjes ku është konstatuar vdekja e viktimës. Trupi i pajetë i viktimës me vendim të prokurorit është dërguar në IML për Obduksion. Rasti vazhdon të hetohet.

Lajmi për vdekjen e tij u bë fillimisht i ditur nga shkolla SHMF ‘Liria’ Strofc ku nxënësi vijonte mësimet në klasën 6-të.
“Me pikëllim të thellë e zemër të thyer, ju njoftojmë se sot u nda nga jeta një engjëll i shkollës sonë. F. M. ishte nxënës i klasës VI. Ai ishte një nxënës i mirë, i hareshëm dhe përplot jetë.
Ngushëllime familjes, farefisit, nxënësve dhe mësimdhënësve për këtë ndarje të dhimbshme e të papritur! U prehsh në paqe, i dashur F”, thuhet në njoftimin e shkollës./.Express/


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.