AKTUALITET

I rraskapitur dhe i shkatërruar, gjendet pas 50 ditësh 41-vjeçari që kishte humbur në Malin e Olimpit, vjen dëshmia e shoku të tij shqiptar

18:17 - 22.05.22 Gazeta Shqiptare
GSH APP Get it on Google Play

I rraskapitur, po trajtohet në spitalin e Katerinit në gjendje të keqe psikologjike, Panagiotis Kalesis, i cili prej 50 ditësh, sipas deklaratës së zhdukjes të dorëzuar nga të afërmit e tij, mungonte në zonën e Pierisë.




41-vjeçari është shfaqur i vetëm në portin e Platamonas , ndërsa sipas shokut të tij të ngushtë Flamur sipas protothema.gr, gjatë gjithë këtyre ditëve ka qenë duke u endur në malin Olimp, të cilin sado e kanë kërkuar vullnetarët dhe ata që kanë marrë pjesë në përpjekjet për gjetjen e tij nuk kishin gjetur as më të voglin shenjë.

“Dje fola me vëllain e tij dhe e di që në këtë kohë Panagiotis po trajtohet në spitalin e Katerinës, i rraskapitur në gjendje të keqe. Gjithçka që dëshiroj dhe dua është që shoku im të jetë mirë. Siç mësova ai ka humbur shumë peshë dhe këmbët nuk e mbajnë. Po flasim për një bishë të re, të gjatë e të ngjirur dhe i ka mbetur gjysma, pas një muaji do të bëhet baba i fëmijës së tij të parë”.

Siç shpjegon miku i Panagiotis nga Larisa, i lidhur prej 20 vitesh, të gjithëve u kishin humbur shpresat, për pasojë kishin mendimet më të këqija:

“Tani kishim humbur shpresat, menduam se kishte vdekur. Siç mësova gjatë gjithë këtyre ditëve ai po endej në Olimp. Ne shkuam atje për ta kërkuar, por ky mal është i pafund. Ai fshihej në një vend ku nuk arritëm dot. Kishim frikë se mos kishte lënduar veten, nga ana tjetër thoshim se mund të kishte shkuar në malin Athos, por edhe të kishte qenë atje do të na kishin lajmëruar pas ALERTIT”.

Ndoshta 41-vjeçari Panagiotis Kalesisnuk mund t’i zbulojë familjes arsyet që e çuan në këtë vendim, megjithatë, siç shprehet miku i tij, vitet e fundit nuk ishte aq mirë psikologjikisht, por askush nuk e priste deri në zhdukje:

“E vërteta është se tani kohet e fundit nuk ishte mire, kishte ndryshuar si njeri, nuk ishte mire, por nuk e prisje te arrinte në këtë pikë. Dukej sikur kishte hequr dorë nga gjithçka, po jetonte në botën e tij. Unë kam 20 vite afër tij, jemi rritur bashkë, kemi punuar bashkë, kam parë ndryshimet në sjelljen e tij dhe i kam thënë të ketë kujdes. Dukej sikur diçka ndryshoi papritur brenda tij, në mendjen e tij dhe vendosi të largohej. Ai la pas familjen e tij, gruaja e tij shtatzënë, pa para, pa letra, asgjë. Ai ishte zhdukur për afro 50 ditë, nuk kishte as celular me vete. Pavarësisht se sa shumë e kërkonim të gjithë, kishim humbur çdo shpresë, por Zoti pati mëshirë për të. Do të shkoj ta shoh në rastin e parë dhe uroj që mjekët të bëjnë më të mirën për të”.

Gjithçka ndodhi mëngjesin e së enjtes, më 31 mars, kur Panagiotis kishte shkuar me nënën e tij në Platamonas të Pierisë për të marrë disa mobilje për t’i çuar në shtëpinë e tyre në Larisa. Në një moment ai u largua për të shkuar në një kioskë lokale dhe që atëherë nuk është kthyer më.

 

 

 

 

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.