Kryesore

Kriza politike dhe pengesat për integrimin në BE, të Hënë ‘zbarkojnë’ në Tiranë 7 eurodeputetë

15:18 - 22.05.22 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Të hënën pritet të mbërrijë në Tiranë një delegacion prej shtatë eurodeputetësh në një vizitë zyrtare të udhëhequr nga kreu i Komitetit të Çështjeve të Jashtme të Parlamentit Europian, gjermani David McAllister.




Qëllimi i vizitës është mbështetja e progresit dhe reformave drejt anëtarësimit të plotë në Bashkimin Europian.

Sipas deklaratës zyrtare të PD, eurodeputetët do të rikonfirmojnë se Shqipëria është gati për nisur negociatat e anëtarësimit. Gjatë vizitës pritet që të adresohen shqetësimet e theksuara në raportimin e miratuar në seancën plenare të 19 maj në Komitetin për Çështjet e Jashtme të PE.

Nuk ka një agjendë të detajuar të takimeve, por në deklaratë thuhet se shtatë eurodeputetët e udhëhequr nga i djathti David McAllister “do të takohen me udhëheqësit politikë, opozitën dhe shoqërinë civile.

Vizita e eurodeputetëve pason ato të Komisionerit të Zgjerimit, Oliver Varhelyi, të Presidentit të Këshilllit Europian, Charles Michel dhe i paraprin samitit të udhëheqësve të BE-së në qershor, ku Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut shpresojnë marrjen e një date për negociatat.

Gjatë qëndrimit në Tiranë, eurodeputetët do të vizitojnë gjithashtu një shkollë të rindërtuar me fondet e BE në kuadër të programit “EU4Schools”, pikën e kalimit kufitar me Malin e Zi të ndërtuar me mbështetjen e BE dhe mbikëqyrin mbrojtjen e biodiversitetit të Liqenit të Shkodrës.

Pas Shqipërisë, eurodeputetët do të vizitojnë Malin e Zi.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.