AKTUALITET

Kupa e Botës vjen në Shqipëri! Në Tiranë ekspozohet trofeu nga ish-lojtari brazilian, tifozët mund ta shohin nga afër

15:28 - 22.05.22 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Në ambientet e kryeministrisë është ekspozuar trofeu i Kupës së Botës. I pranishëm në këtë aktivitet është edhe kryeministri Edi Rama.




Trofeu i turneut “FIFA World Cup” në Tiranë, do të ndalet në 51 vende dhe territore. Për herë të parë, turneu do të vizitojë të 32 vendet që u kualifikuan për “Kupën e Botës FIFA”, duke frymëzuar tifozët në mbarë botën.

Më herët në ceremoninë e pritjes së Kupës së Botës në Shqipëri morën pjesë ministrja e Arsimit dhe Sportit, Evis Kushi, kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj dhe ish futbollisti i Brazilit Gilberto Silva.

“Ndërkohë që po flisja me Erjonin pak më parë. Këto janë ditë të veçanta për doganat shqiptare, se kanë çdoganuar dy kupa në një periudhë të shkurtër. Janë nga ato halle që do të donim ti kishim më të shumta në të ardhmen”, tha Rama.

Ndërkohë i pranishëm ishte edhe Lorik Cana, për të cilin Rama nuk i kurseu lëvdatat.

“Shikoj që mes të tjerash këtu është edhe kapiteni ynë, Lorik Cana. Se me thënë të drejtën unë nuk e di kush është kapiteni ynë i kombëtar sot. Kjo është përgjegjësi e Lorikut, sepse Loriku ishte ai kapiten që të gjithë ata që e ndjekin Lorikun duken si zëvendës kapiten të përkohshëm”, deklaroi kryeministri.

Tani po presim kupat e te tjerëve, u shpreh kryeministri, duke theksuar se nje dite mbase edhe Shqipëria do te ketë kupën e saj.

“Unë Gilbertos i thashë që një nga stacionit mund të jetë këtu. Për momentin jemi duke i marrë me kupat e të tjerëve, por mbase vjen dita ta fitojmë edhe në një kupë”, tha Rama.

Ne fund kryeministri shqiptar mori si dhurate nga FIFA qe iu dorëzua nga Silva nje kupe te vogël.

“E kane sjelle sipas gjatësisë”- tha Rama duke qeshur, ndërsa tha se dhurata do të qëndrojnë në zyrën e kryeministrit.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.