BOTA

Lufta në Ukrainë ka zbuluar sesi e “vret” një vend varësia ekonomike

13:13 - 22.05.22 Gazeta Shqiptare
GSH APP Get it on Google Play

Nga Lilla Nóra Kiss




“National Interest”

Lufta e tmerrshme që po zhvillohen në krahun lindor të NATO-s për sovranitetin e shtetëror të Ukrainës, ka hedhur dritë mbi atë që mund të ndodhë kur vendet të zhvillojnë një shkallë të lartë varësie nga një vend tjetër.

Është e habitshme se si mund të hiqet një paralele midis mbështetjes së Shteteve të Bashkuara tek zinxhirët e furnizimit të Kinës, dhe ekspozimit të varësisë energjetike të Bashkimit Evropian ndaj Rusisë. Në përgjithësi, varësitë ekonomike kanë pasoja të rënda për vendin e ndërvarur.

Edhe pse Perëndimi e fitoi Luftën e Ftohtë, dhe me këtë triumf e forcoi statuskuonë e tij në udhëheqjen në aspektin ekonomik dhe ideologjik, ai ka mbyllur njërin sy ndaj ruajtjes afatgjatë të rendit të ri botëror. Perëndimi ka bërë jo pak gabime, duke e nënvlerësuar potencialin ekonomik dhe ideologjik të “perandorive të dikurshme” si Rusia dhe Kina.

Së pari, menjëherë pas rënies së Bashkimit Sovjetik, Shtetet e Bashkuara dhe Evropa Perëndimore nuk e perceptuan më Rusinë – të qeverisur nga një oficer i KGB-së, dhe që mbështetej tek i njëjta strukturë sigurie që e mbajti dikur në pushtet Partinë Komuniste – si një kërcënim të besueshëm për kontinentin e vjetër.

Po ashtu, Perëndimi e injoroi edhe potencialin e Kinës si një aktore me peshë në arenën globale. Perëndimi e gënjeu veten të besonte se Rusia – pas 7 dekadash komunizmi – do të ndryshonte brenda natës, dhe do të niste të ndiqte vlerat perëndimore.

Rusia nuk e bëri këtë. Megjithatë, Moska mësoi ta bënte veten tërheqëse për Perëndimin, si në rrafshin ekonomik ashtu edhe politik. Për shembull, ajo u hap ndaj investimeve perëndimore, dhe u anëtarësua në organizatat ndërkombëtare (Kombet e Bashkuara, Këshilli i Evropës), por ne thelb mbeti i njëjti sistem oruellian.

Sa për krahasim, Kina pati një shfaqje të ngjashme të “qenit dhe ponit” përkundrejt Perëndimit, pa e ndryshuar zyrtarisht sistemin e saj komunist. Për shembull, Pekini krijoi Zonat e Posaçme Ekonomike (1980-1984) për të inkurajuar investimet e huaja nga taksat, dhe iu bashkua OKB-së por edhe Organizatës Botërore të Tregtisë.

Përveç gabimeve politike, Perëndimi nuk bëri përpjekjet e nevojshme për të ruajtur ekuilibrat në të gjitha frontet e tij. Shtetet e Bashkuara e trajtuan si një partnere Evropën Perëndimore, por ombrella mbrojtëse e NATO-s, krijoi tek ajo një perceptim të rremë se paqja dhe siguria e Evropës ishin të garantuara.

Për pasojë, Evropa Perëndimore mori vendime bazuar vetëm tek interesat e saj tregtare afatshkurtra. Për shembull, ajo injoroi këmbanat e alarmit të administratës së John Kennedy në vitet 1960 në lidhje me energjinë që vinte përmes Gazsjellësit të Miqësisë (Druzhba) nga Rusia, dhe Evropa nuk ishte partnere gjatë sanksioneve që administratës Reagan, dhe as ndaj embargos ndaj gazsjellësit Trans-Siberian në vitet 1980.

Kohët e fundit, gazsjellësve shumë të debatuar “Nord Stream” dhe “Nord Stream II”- që kalonin nën Detin Baltik nga Rusia në Gjermani – e zgjeruan më tej ekspozimin e Evropës ndaj Rusisë. Varësia e Evropës nga Rusia u thellua kur vendet ish-socialiste të rajonit të Evropës Qendrore dhe Lindore (EQL) u anëtarësuan në vitin 2004 në Bashkimin Evropian.

Edhe pse qëllimi kryesor i shteteve të EQL ishte të zhvendoseshin drejt Perëndimit sa më shpejt që të ishte e mundur (të anëtarësoheshin në Bashkimin Evropian dhe NATO, dhe të forconin sovranitetin e tyre), ata të vetëm nuk mund ta nisnin shkëputjen e Evropës nga energjia ruse.

Rrjedhimisht, e gjithë BE-ja ka krijuar një varësi të madhe energjetike nga Lindja. Ndërsa kontinenti i vjetër importonte vetëm 6 për qind të naftës së tij nga blloku sovjetik në vitet 1960, sot Rusia përbën rreth 40 për qind të importeve të gazit të Evropës, 26.9 për qind të  naftës së papërpunuar të importuar, dhe pothuajse gjysmën e karburantit të papërpunuar.

Nga ana tjetër, Shtetet e Bashkuara duhet të kuptojnë se ashtu si Evropa, edhe ajo është bërë tepër e varur nga një vend tjetër. Dekadat e fundit kanë treguar se Kina po luan një rol gjithnjë në rritje në ekonominë globale dhe rrjedhimisht edhe në ekonominë e Amerikës. Ashtu si përdorimi i energjisë së arsyeshme ruse në Evropë, edhe ekonomia kineze dhe zinxhirët e furnizimit ofrojnë vetëm përfitime afatshkurtra për Shtetet e Bashkuara, por po kultivojnë një varësi afatgjatë nga tregjet kineze.

Mjerisht, lidershipi amerikan ka qenë më pak vigjilent për pavarësinë kombëtare, dhe ka vazhduar të marrë vendime që i ngjajnë shumë mënyrës se si Evropa mendon për energjinë ruse. Kohët e fundit, Shtetet e Bashkuara kanë vazhduar jo vetëm të injorojnë rrezikun e varësisë nga zinxhirët e furnizimit tëKinës, por e kanë thelluar varësinë e tyre nga tregjet kineze.

Kjo ka nxitur zhvillimin në Kinë të investimeve në energjinë diellore, të erës dhe bateritë e nevojshme për makinat elektrike. Për më tepër, Shtetet e Bashkuara janë të ekspozuara ndaj Kinës në një front tjetër, që është ndoshta është edhe më alarmues:pronësia e borxhit të SHBA-së.

Kina mban vazhdimisht më shumë se 1 trilion dollarë të borxhit kombëtar të Shteteve të Bashkuara. Kjo ndikon në aftësinë e SHBA-së për të reaguar me shpejtësi ndaj kërcënimeve të huaja. Lufta e Rusisë në Ukrainë, duhet të shërbejë si një zile zgjimi për Shtetet e Bashkuara.

Leksioni që duhet mësuar është shumë i thjeshtë:varësia ekonomike është një Ruletë Ruse, e cila mund të shkaktojë edhe pasoja fatale. Mjerisht, vendet e Evropës Perëndimore – si Gjermania – nuk e konsideruan varësinë energjetike një rrezik real të sigurisë, dhe kjo deri në momentin kur Rusia e pushtoi Ukrainën në shkurt të këtij viti.

Pas atij akti, dhënia fund e kësaj varësie u bë synimi kryesor i politikës së jashtme për Komisionin Evropian të drejtuar nga Ursula von der Leyen. Por ky hap është si vonuar dhe shumë i kushtueshëm për ekonominë evropiane.

Si fuqia kryesore ekonomike në botë, Shtetet e Bashkuara kanë përgjegjësinë të nxisin zhvillimin e ekonomive të balancuara dhe interesat e tyre kombëtare, për të mbajtur nën kontroll varësitë e tyre. Fatmirësisht, çdo krizë bart me vete edhe mundësinë e zgjedhjes së saj.

Është e qartë se varësia në sektorët më kritikë është një problem vetëm nëse s’ka në horizont asnjë zgjidhje alternative. Otto von Bismarck thoshte dikur:“Vetëm budallenjtë mësojnë nga gabimet e tyre. Të mençurit mësojnë nga gabimet e të tjerëve!”. Pushtimi rus i Ukrainës, paraqet një mundësi të artë që Shtetet e Bashkuara të reduktojnë para se të jetë tepër vonë ekspozimin e saj ekonomik ndaj Kinës.

Shënim: Lilla Nóra Kiss, studiuese në Shkollën Juridike Antonin Skalia, Universiteti George Mason, SHBA./BOTA.AL


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.