Kryesore

Nikos Dendias nesër vizitë në Tiranë, ‘injoron’ politikën shqiptare, në fillim do të takohet me minoritetin grek dhe Janullatosin

17:43 - 22.05.22 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Ministri i Punëve të Jashtme të Greqisë, Nikos Dendias do të udhëtojë nesër, të hënën 23 maj në Shqipëri, ku në fillim të vizitës do të takohet me anëtarët e pakicës kombëtare greke nga Himara dhe më pas me Fortlumturinë e tij Kryepeshkopin e Tiranës, Durrësit dhe të gjithëve, Shqipërisë, Anastas Janullatos.




Ministri më pas do të ketë një takim kokë më kokë me ministren shqiptare për Evropën dhe Punët e Jashtme, Olta Xhaçka, e më pas do të zhvillohen bisedime të zgjeruara.

Deklaratat e përbashkëta për shtypin do të bëhen rreth orës 12:00 (koha lokale).

Ministri i Jashtëm më pas do të pritet nga kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama. Do të zhvillohet një takim kokë më kokë, i ndjekur nga një drekë pune.

Bisedimet do të fokusohen në çështje me interes dypalësh, evropian dhe rajonal, me theks në rrjedhën e marrëdhënieve greko-shqiptare në të gjitha fushat, përgatitjet për Samitin e Procesit të Bashkëpunimit të Evropës Juglindore (SEECP), zhvillimet në Ukrainë pas pushtimit rus, në rajonin e Mesdheut Lindor dhe në perspektivën evropiane të Ballkanit Perëndimor.


Shfaq Komentet (1)

Leave a Reply to K. M. Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

  1. Askush nuk u demshperblye nga ajo kasaphane njerezore, ku ata te ndjere, jane akoma e me tokat e tyre dhe askush nuk mundet qe e te vendose nje tufe lule, ose te flej e nje nate te vetme ne shtepite e tyre. Kete e mundesi per ju a mundeson E. Rama, si pjesetar I familjet tuaj. Regulate dhe ligjet duhen te zbatohen per te gjithe njesoj.

    Përgjigju ↓