Kronikë

Polica ‘bën kërdinë’ me arrestime/ Babai denoncon zhdukjen e djalit të tij 30-vjeçar, 24-vjeçari dhunon të dashurën! Në pranga 6 persona

13:17 - 22.05.22 Gazeta Shqiptare
GSH APP Get it on Google Play

6 persona janë arrestuar 24 orët e fundit në Tiranë për vepra të ndryshme penale.




Një24-vjeçar është arrestuar pasi ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj të dashurës së tij. Po ashtu, është arrestuar edhe 59-vjeçari në Tiranë pasi ushtroi dhunë fizike dhe psikologjike ndaj djalit të tij, i cili është i pajisur me urdhër mbrojtje.

Kështu është prangosur A. G., 24 vjeç, banues në Tiranë, pasi ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj të dashurës së tij. Ndërkohë që nga komisariati i Policisë Nr. 3 në kryeqytet u ndalua në flagrancë N. B., 59 vjeç, pasi ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj djalit të tij, i cili është i pajisur me urdhër mbrojtje.

Gjithashtu një baba ka denoncuar zhdukjen e djalit të tij 30-vjeçar. ‘Më datë 21.05.2022, shtetasi H. S., 59 vjeç, banues në Bathore, ka kallëzuar se është larguar nga banesa dhe nuk është kthyer, djali i tij, shtetasi U. S., 30 vjeç. Punohet për gjetjen e tij”, njofton policia.

–  I. H., 21 vjeç, banues në Tiranë është arrestuar pasi ka qenë duke drejtuar motorin në gjendje të dehur, ndërsa N. M., 35 vjeç, ka qenë në timon në gjendje të dehur, ka humbur kontrollin mbi drejtimin e tij dhe ka dalë nga rruga. Si pasojë është dëmtuar drejtuesi i motomjetit dhe pasagjeri, shtetasi L. Sh., të cilët ndodhen jashtë rrezikut për jetën.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.