Kronikë

Tmerroi të miturën duke e përndjekur këmba këmbës, arrestohet maniaku 36-vjeçar në Fier

12:52 - 22.05.22 Gazeta Shqiptare
GSH APP Get it on Google Play

Një 36-vjeçar me iniciale A.I. është arrestuar nga policia e Fierit pasi përndiqte në mënyrë të vazhdueshme një vajzë të mitur 17-vjeçe.




Policia bën me dije se ndaj tij rëndon akuzat për veprën penale “Përndjekja” ndërkohë që materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier, për veprime të mëtejshme procedurale.

Njoftimi i policisë

Arrestohet një 36-vjeçar në Fier për përndjekjen e një minoreneje.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Fier, pas denoncimit të bërë nga emisioni “Piranjat”, se një shtetas 36-vjeçar përndiqte një shtetase të mitur, arrestuan në flagrancë për veprën penale “Përndjekja”, shtetasin A. I., 36 vjeç, banues në Fier, pasi në mënyrë të vazhdueshme ka përndjekur një shtetase të mitur 17 vjeçe.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier, për veprime të mëtejshme procedurale.

Drejtoria Vendore e Policisë Fier falënderon mediat dhe qytetarët që denoncojnë raste të tilla dhe i fton sërish ata që të denoncojnë çdo rast paligjshmërie në numrin 112 apo në Komisariatin Dixhital, duke iu garantuar anonimat të plotë dhe reagim të menjëhershëm e të paanshëm.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.