BOTA

VIDEO/ “Shpërthen” në flakë autobusi, shihni pamjet e tmerrshme të tymit

21:20 - 22.05.22 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Një autobus ka shpërthyer në flakë teksa një zjarr i fuqishëm ra në një depo.




Re të mëdha tymi dukeshin në qiell ndërsa zjarrfikësit luftonin me “ferrin” në garazhin Metroline në Hertfordshire. Katër autobusë janë djegur dhe dëshmitarët kanë dëgjuar shpërthime ndërsa ekuipazhet përpiqeshin shuanin flakët.

Nuk raportohet për të lënduar. Por për arsye sigurie, personat që jetojnë rreth zonës së zjarrit janë evakuuar nga shtëpitë e tyre.

Gjashtë makina zjarrfikëse ndodheshin nëvendin e ngjarjes, tha Shërbimi Zjarrfikës i Hertfordshire. Fotot dhe videot tregojnë autobusët dykatëshe në flakë.

Një shofer autobusi tha për Hertfordshire Live se zjarri besohet të jetë shkaktuar nga një bateri që shpërtheu në një nga automjetet elektrike ndërsa ajo ishte duke u ngarkuar. Megjithatë, kjo ende nuk është konfirmuar.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.