Intervista

“I paparashikueshëm! S’ka spektakël! Do rezultatin, jo lojën” Komentet e trajnerëve shqiptarë për Murinjon në prag të finales së madhe

21:51 - 23.05.22 K.K
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Dy ditë kanë ngelur nga superpërballja historike midis Romës dhe Feyenoord-it, e cila do të mbahet më 25 maj ora 21:00 në stadiumin “Air Albania” në kryeqytetin shqiptar, Tiranë. Në prag të këtij evenimenti historik për vendin tonë, Gazeta Shqiptare ka kontaktuar tre trajnerë të njohur të futbollit vendas, të cilët nuk kanë ngurruar t’iu përgjigjen pyetjeve dhe të japin mendimet e tyre.




ALEKO BREGU

Më 25 maj luhet finalja e Conference League, midis Roma dhe Feyenoord-it. Çfarë mendimi keni, si do ta menaxhojë Murinjo ndeshjen?

  • Unë mendoj që Murinjo, si një trajner me eksperiencë, që ka marrë kupa, ka fituar tituj, mendoj që nuk do të bëhet ndonjë lojë e bukur, spektakolare, siç di dhe Murinjo që të veprojë në mënyrën e tij për të arritur rezultatin dhe jo lojën e tij.

Si do ta menaxhojë Feyenoord-i ndeshjen?

  • Unë them që Fejnordi, si futboll holandez, është i fortë, serrtë, spektakolar. Edhe do të ketë, nëse do të hyjmë te loja e tyre, si holandezë, do të jetë një skuadër që do të përhapet mbrapa, duke kërkuar që ajo të bëjë spektakël, tha Bregu për Gazetën Shqiptare. Ne nuk e dimë tani që në finale të gjithë trajnerët duan të marrin rezultatin që ka ky spektakël brenda fushës. Dhe këtë nuk mund ta kopsit dot. Ne do ta shohim në ndeshjen e së mërkurës, se çfarë taktike do të përdorin, si do të veprojnë drejtpërsëdrejti.

Cila nga skuadrat mendoni se do ta fitojë përballjen?

  • Tani, ndeshja në finale është gjithmonë shumë e vështirë për tu parashikuar. Por, ne si shqiptarë që jemi, anojmë më shumë nga krahu I Romës. Kështu, ne gjithë dëshirën e këmi te Roma dhe mendoj se të marrë hapësirat në dorë, sepse do të jetë edhe më e bukur. Shumë më e bukur.

BASHKIM DELIA

Më 25 maj luhet finalja e Conference League, midis Roma dhe Feyenoord-it. Çfarë mendimi keni, si do ta menaxhojë Murinjo ndeshjen?

  • Është një dneshje historike, është hera e parë që ‘Conference Leauge’ zhvillohet në Tiranë. Në një stadium i shkëlqyer. Do ketë një interes i jashtëzakonshëm dhe për të gjithë popullin shqiptar do të jetë një emocion iu jashtëzakonshëm. Për vetë faktin që në stadium Air Albania, kapaciteti është 19 mijë 600, tha Delia për Gazetën Shqiptare. Do thoja që që një pjesë e madhe e tifozëve do ta shikojnë atë nga ekranet gjigante të Tiranës. Kështu që ky është një eveniment i jashtëzakonshëm dhe do kemi emocione të mëdha për këtë aktivitet kaq të rëndësishëm që do të zhvillohet në vendin tonë

Si mendoni se do ta menaxhojë Murinjo ndeshjen?

  • Mendoj se Murinjo ka eksperiencën e duhur për këto aktivitete të rëndësishme. Mendoj dhe gjykoj se Murinjo është ,më afër fitores për vetë faktin se lojtarët i ka përgatitur edhe psikologjiskëshit dhe fizikisht dhe nga ana estetike.

Si mendoni se do ta menaxhojë Feyenoord-i ndeshjen?

  • Unë i kam ndjekur ndeshjet e Feynoord-it është një ekip i fortë, ai përgatitet dhe nga ana fizike. Mendoj se dhe ata janë ekip i denjë për finalen. Por i mungon eksperienca siç ka Murinjo me Interin. Kështu që dhe ata janë ekip i fortë i përgatitur mirë.

Cila nga skuadrat mendoni se do ta fitojë këtë përballje?

  • Të gjithë jemi shqiptarë, kemi qenë në Romë kemi ndjekur ato ndeshjet. Dhe kam dëshirë që të fitojë Roma!

ASTRIT HAFIZI

hafizi

Më 25 maj luhet finalja e Conference League, midis Roma dhe Feyenoord-it. Çfarë mendimi keni, si do ta menaxhojë Murinjo ndeshjen?

  • Është pak e panjohur për ne pasi është hera e parë dhe normalisht nuk jemi mësuar me ndeshje të këtij lloji. Normalisht nuk jemi mësuar me ndeshje të tilla, edhe për ne pavarësisht kemi pasur gjithnjë parasysh ndeshjet kur zhvillonte një ekip ndeshje të Spanjës apo Barcelonës. Zhvillohet një finale e ‘Conference Leauge’, duke qenë se është hera e parë duhet patur parasysh që shpresoj që të ketë edhe të tjera. Besoj se është, dicka pozitive të paktën merret edhe Shqipëria dhe Tirana…

Gazetari: Po, është një lloj promovimi.

  • Besoj se duhet të ishte ndoshta një rast i mirë se në fund të fundit të zhvillohet në kushte shumë të mira të një niveli evropian. Sepse ja që vjen një moment dhe zhvillohet një finale e tillë, në rast të kundërt pastaj, gjithmonë krijohen vështirësi kur nuk kemi kushte dhe mundësi. Mendoj se stadiumi duhet të ishte pak më i madh.

Si mendoni se do ta menaxhojë Murinjo ndeshjen?

  • Murinjo është i paparashikueshëm nuk është e lehtë të të japësh diçka për njerëz të tillë të këtij kalibri. Është gjë e mirë që në e shohim në ndeshje në Tiranë, eksperienca dhe përvoja e tij janë të një shkallës superior, tha Hafizi për Gazetën Shqiptare. Pavarësisht se kjo është e rangut të ulët si kategori ndeshjeje.

Si mendoni se do ta menaxhojë Feyenoord-i ndeshjen?

  • Feyenoord-in e njoh shumë pak. Pavarësisht se është një nga ato 3-4 skuadrat e mira që ka Holanda, kam pasur dhe rastin ta shoh në stadiumin e tij, është nga ato skuadra që tifozerinë e ka të tmerrshme.

Çfarë nënkuptoni me “tifozeri të tmerrshme”, a mendoni se do të ketë trazira?

  • Shpresoj që mos ketë! Ndoshta edhe sepse italianët janë pak gjaknxehtë, shporesoj që ta menaxhojnë mirë ndeshjen.

Cila nga skuadrat mendoni se do ta fitojë këtë përballje?

  • Besoj se janë të dyja 50-50. I vetmi ndryshim që mendoj se mund të jetë është tifozeria që mund të kenë këtu në Shqipëri. besoj se do të ketë një përkrahje më të madhe ndaj Romës, por nuk do të thotë gjë. Une i vë 50 me 50.

Intervistoi: Kristo Kote


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.