Intervista

INTERVISTA/ Flet Drejtori i Sigurisë Publike, Rebani Jaupaj: 2800 efektivë në gatishmëri, tifozët do jenë nën monitorim!

19:18 - 24.05.22 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Super ndeshja e së mërkurës pritet të jetë një sfidë për tifozët e shumtë që do të mbërrijnë në Tiranë! Për këtë ndeshje, janë marrë disa masa të cilat do të eliminojnë mundësinë e inicdentëve, apo edhe të përplasjeve mes klubeve, që siç e dimë kanë një histori të dhunshme kompeticioni.




Në kuadër të kësaj faze përgatitore për ditën e nesërme e cila do ti kushtohet ‘Conference Leauge’ Gazeta Shqiptare ka intervistuar Drejtorin e Departamentit të Sigurisë Publike, Rebani  Jaupaj.

INTERVISTA:

GSH: Ditën e nesërme është finalja mes Romës dhe Feynoord, cilat do të jenë masat për të përballuar tifozeritë e skuadrave, nisur edhe nga e kaluara e tyre e dhunshme?

Jaupaj: Ne kemi marrë masa dhe tashmë po zhvillojmë planin e masave që, ditën e sotme ne jemi vënë në gatishmëri për tu përforcuar pra, do të thotë që, të gjithë punonjësit e policisë janë në vëmendje të shtuar sa i përket hyrjes në pikat e kalimit kufitar.

Do të evidentojmë të gjithë shtetasit sipas ekipeve të Feynoord dhe Romës, natyrisht kanë mbetur tifozët e parë qoftë me charter qoftë me traget. Në aktualisht jemi duke punuar, në Tiranë aktualisht kemi tifozë të  Romës të cilët aktualisht janë procedura për momentin në Durrës shenjë pjesë kanë ardhur në Tiranë në rrugën e ‘Durrësit’. Ndërsa, tifozët e Feynoord-it kanë ardhur, janë pozicionuar disa ambiente pranë Piramidës dhe disa janë në hotel.

Natyrisht që, jemi duke ndjekur situatën, kjo do të vazhdojë gjatë gjithë mbrëmjes. Për ditën e nesërme janë angazhuar rreth 2800 punonjës police dhe nga shërbimet e tjera të forcave speciale.

GSH: Pra, sa forca policore speciale janë të angazhuar ditën e nesërme përpos policëve të thjeshtë?

Jaupaj: Jo, nuk mund t’i ndaj por janë të angazhuar një total prej 2800 efektivësh.

GSH: Një pyetje tjetër lidhur me përdorimin e lëndëve narkotike nga grupet e tifozërisë holandeze përbën një rrezik për të rinjtë vendas të Tiranës. A ka ndonjë plan konkret për të bërë të mundur mos përdorimin e tyre nga të dyja tifozeritë?

Jaupaj: Ne kemi njerëz të cilët po i vazhdojmë dhe i ndjekim nga afër ekipet. Natyrisht që po i ndjekim dhe personat të cilët mund të jenë alert për të furnizuar këta njerëz. S’mund të jap një përgjigje konkrete lidhur me masat që kemi marrë. Por jemi në ndjekje të vazhdueshme të gjithë sigurisë së rendit për këtë aktivitet kaq të rëndësishëm të vendit tonë.

Gazetarja: Zoti Jaupaj, çfarë është parashikuar për parkimin e qindra automjeteve me të cilat do të vijnë tifozët?

Jaupaj: Janë dy drejtime që do të parkohen automjetet, ne  mendojmë se pjesa më e madhe do të vijnë me charter nga Rinasi me linjat që do të vazhdojë udhëtimi me autobus.

Sa i përket udhëtimit të Romës do të jenë udhëtimi nga Rinasi e cila do të jetë zonë e lirë e dedikuar vetëm për udhëtarët që vijnë nga Rinasi, Sheshi Shqiponja, Unaza e Re, Kalimi dhe nënkalimi të Kopshti Botanik dhe Parkimi te Ruga e Kosovarëve dhe parkimet që janë poshtë Digës së Liqenit.

Për autobusët e Feynoordit do të ketë të njëjtën rrugë por do të vazhdojë në Unazë të Madhe, në Sauk, do të zbresë në Rrugën e Elbasanit dhe do të takohen në aksin nga ATSH-ja (që nesër do të jetë e bllokuar) deri te Ura e Ali Demit si dhe do të vazhdojë drejt Bulevardit Gjergj Fishta deri te Bulevardi. Ndërsa automjetet që do të vijë tifozët e Feynoordit, do të parkohen te Bulevardi i Ri, pra në vazhdim të Stacionit të trenit, të dedikuar për parkimin e automjeteve apo minibusëve që mund të vijnë tifozët. Më pas do të vijnë në këmbë drejt Pedonales për të grumbulluar pranë zonës së Feynoordit.

Intervistoi: Gloria Mollaj.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.