DOSSIER

20 VITE MË PARË/ Gazeta Shqiptare: Sërish Tropoja, kolegët marrin hak mbi dy vëllezërit Sekondat fatale që i morën jetën specialit

07:00 - 25.05.22 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

 




 25 maj 2002 – Çfarë shkruante “Gazeta Shqiptare”

Minutë pas minute ngjarja e rëndë me tre të vrarë. Kush është 24-vjeçari nga Burreli që donte të bëhej “Rambo”, por edhe dy vëllezërit Jahelezi të dënuar për rrëmbimin dhe vrasjen e kamerieres së hotel Drinit. Njëri prej tyre truprojë vullnetare e Berishës dhe anëtar i Batalionit famëkeq të ’97. Ku e kapi plumbi Edmond Çukon dhe përpjekjet e mjekut të grupit. Rrëfimi i dëshmitarit në operacion: Ishte hera e katërt që i rrethonin

Burg për jetë se vranë Mariana Dulen në 1997. Ja historia

Dy vëllezërit u dënuan për kamerieren e “Drinit”

Tridhjetegjashtëvjeçari Shpeng Jahelezi është një nga emrat më të njohur në Tropojë, sidomos për “aventurën” e tij tragjike me kamerieren bukuroshe të hotel – restorant “Drini” në Tiranë, Marjana Dule.

Ka qenë viti 1997 kur ai, së bashku me të vëllain tjetër, që u ekzekutua si ai po dje nga forcat speciale, Din Jahelezi, e kanë marrë Marjanën në makinën e tyre për ta çuar në Tropojë, ku i kishte premtuar se do të martoheshin. Në njoftimet zyrtare të policisë në atë kohë u tha se gjatë rrugës për në fshatin Pac, pikërisht në Qafë të Malit, një grup i armatosur dhe me maska kishte sulmuar makinën e tyre dhe kishte vrarë me një plumb në kokë bukuroshen kandidate për nuse në zonat e thella të Tropojës. Farsa u besua, pasi vëllezërit Jahelezi e veshën Marjana Dulen me fustan të bardhë dhe e varrosën me të gjitha nderimet e një nuseje të re, që nuk arriti të futej në shtëpinë e tyre. Por gjithçka ishte një alibi e sofistikuar e Shpend dhe Din Jahelezit, që u zbardh kohë më pas. Dyshimet dhe informacionet e shumta të policisë, se Marjanën e kishin vrarë pikërisht ata, u vërtetuan pas gjetjes së pistoletës që përdorte Shpend Jahelezi. Pas zhvarrimit të kufomës dhe ekspertizës mjeko-ligjore të plagës në ballin e vajzës, rezultoi se arma që kishte ekzekutuar kamerieren bukuroshe të restorant “Drini”, ishte e njëjta. Gjatë hetimit të ngjarjes dhe zbardhjes së saj përfundimtare në Gjykatën e rrethit të Tiranës, në 14 shkurt të këtij viti, rezultoi se Shpendi e kishte vrarë “nusen” e tij pas një sherri “të fort” me të vëllain. Sipas variantit përfundimtar, të 2 vëllezërit gjatë gjithë rrugës për në Tropojë ishin grindur me njëri-tjetrin për faktin se kush do të ishte ai që “do ta merrte për nuse” Marjanën. Pikërisht kur kanë mbërritur në një nga zonat më të shkreta dhe të rrezikshme të këtij rrethi, Shpend Jahelezi ka nxjerrë pistoletën dhe ka ekzekutuar “nusen” fatkeqe, për të mbyllur kështu përfundimisht debatet dhe sherret me vëllain më të vogël. Në 14.02.2002, Gjykata e kryeqytetit e dënoi për këtë vrasje me burgim të përjetshëm, nëpërmjet vendimit nr. 62.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.