Kronikë

Mungesa e sigurisë i merr jetën punëtorit 34-vjeçar në Milot! Bie nga tarraca e pallatit, arrestohet inxhinieri (EMRI)

19:29 - 25.05.22 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në qendër të Milotit ku i riu 34-vjeçar Marku Debrova ka ndërruar jetë në punë.




Mësohet se viktima ishte duke punuar si murator në një pallat dhe në mungesë të sigurisë ai ka humbur ekuilibrin nga tarraca duke gjetur vdekjen.

Pas këtij konstatimi, policia ka vënë në pranga inxhinierin 56-vjeçar me iniciale M.T., për shkak të shkeljes së rregullave së sigurisë në punë.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Kurbin për veprime të mëtejshme për veprën penale ” Shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë”.

NJOFTIMI I POLICISË:

Kurbin

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Kurbin, arrestuan në flagrancë shtetasin M.T. 56 vjeç, banues në Tiranë, me profesion inxhinier ndërtimi tek një firme ndërtimi.

Arrestimi i tij u bë pasi, në objektin të cilin e kishte marrë përsipër firma për punimet e fasadës së jashtme, në qendër të Milotit, duke punuar, ka rënë nga taraca e objektit dhe ka humbur jetën, i punësuari, shtetasi M.D. 34 vjeç, banues në Elbasan.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Kurbin për veprime të mëtejshme për veprën penale ” Shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë”.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.