Kronikë

Operacioni “Plumbi i artë”, policia sekuestron një dron ushtarak dhe një makinë të blinduar! Vijojnë kontrollet për kapjen e Talo Çelës

18:12 - 25.05.22 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Një dron ushtarak është gjetur dhe sekuestruar nga policia gjatë operacioneve të kryera, për goditjen e grupeve kriminale të zbuluara nga “Plumbi i artë” pas dëshmisë së Nuredin Dumanit dhe Henrik Hoxhajt.




Burime bëjnë me dije për Tv Klan se tashmë grupi hetimor po kryen verifikimet për të mësuar nëse pajisja në fjalë është përdorur në ndonjë ngjarje kriminale.

Gjatë operacionit është sekuestruar edhe një makinë e blinduar, ndërkohë që prej disa ditësh policia në Elbasan po vijon kontrollet me synimin për të arrestuar Talo Çelën.

Hetimet e Prokurorisë së Posaçme deri më tani kanë çuar para drejtësisë për këtë dosje 32 persona për disa vrasje me pagesë dhe vjedhje me dhunë./TvKlan


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.