LAJMI I FUNDIT

Balla i përgjigjet Alibeajt: I kemi numrat për Presidentin, nuk duam të shkojë dëm përpjekja për konsensus

14:41 - 26.05.22 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Taulant Balla në një deklaratë për mediat është shprehur se PS do t’i qëndrojë deri në fund marrëveshjes për Presidentin, duke i dhënë një shans konsensusit me një pjesë të Partisë Demokratike.




“Mendoj që kemi thënë që ditën e parë, të vetmin kusht ose kriter që PS ka artikuluar, ka qenë që Shqipëria në mandatin e ri të Presidentin, duhet të ketë një President/e krejtësisht të ndryshëm nga Ilir Meta. në rast se ne do të kemi një President përsëri të kësaj forme nuk i bëjnë mirë vendit. Shqipëria meriton një President që të jetë realisht mbi palët. Unë mendoj që të gjitha palët duhet ta shohin me përgjegjësi këtë proces. Të vazhdosh të fshihesh pas një copë letre, që o pranohet o rrëzohet, është rrëzuar ajo letë. Kemi rëndë dakord me një pjesë të asaj fryme. Ne do t’i qëndrojmë kësaj marrëveshjeje, nuk do të propozojmë emër deri të dielën. Ditët e mbetura duhet të përdoren me përgjegjësi. Asnjëra nga palët nuk po merr pjesë në proces për shkak të respektit të palës tjetër, pro për shkak të përgjegjësisë” tha Balla.

Pse po pret PS raundin e katërt për të dhënë një emër?

“PS jo vetëm që ka legjitimitetin, jo vetëm që i ka numrat por ne do të vazhdojmë që të punojmë që të sigurojmë më shumë se sa votat që kemi të dhëna nga shqiptarët. 74 ka grupi i PS, pastaj me radhë edhe grupet e tjera. Unë kam komunikuar me dy grupet tjera të opozitës me të cilët do të vazhdojmë edhe ditët e tjera. Alibeaj e ka shumë gabim që PS nuk e ka legjitimitetin. I kemi numrat dhe unë do doja që mos shkojë dëm gjithë kjo përpjekje për konsensus. Nëse nuk do të ushtrohet kjo e drejtë nga opozita, ne do të ushtrojmë të drejtën tonë për të votuar” u shpreh kreu i grupit parlamentar te PS.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.