BLUETOOTH

“Berisha është punëtor, Rama i konkurron të gjithë për…”/ Erla Mëhilli zihet ngushtë dhe tregon vlerat e të metat e politikanëve!

11:50 - 26.05.22 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Gjatë intervistës që dha për emisionin “Abc-ja e mëngjesit”, Erla Mëhilli foli për angazhimin në politikë, 15 vitet punë me Sali Berishën dhe ardhjen sërish në krye të PD-së.




Mes të tjerash, moderatori Alban Musa zhvilloi dhe një pyetësor, ku Erla duhej të tregonte vlerat dhe të metat e disa politikanëve.

Për Berishën, Erla tha se është shumë punëtor ndërsa si të metë theksoi se kthimin në krye të PD-së duhet ta kishte bërë më përpara.

Ndërsa sa i përket Ramës, ajo e cilësoi si një nga politikanët më të zgjuar por është arrogant.

PJESA NGA BISEDA:

Basha – “E kam të vështirë të them një vlerë. Një defekt është se nuk ka pasur kurrë kurajën, këllqet që të mbante përsipër vendime. Është fshehur pas xhaketës së Berishës.

Meta – “Është politikan i mirëfilltë por e humbi pak. Ndoshta e teproi me deklaratat dhe qëndrimet politike. I prishi pak punë opozitës.

Kryemadhi – “E drejpërdrejtë”

Rama  – “Është shumë arrogant. Mund të jetë një nga njerëzit më të zgjuar. E ka art komunikimin. Në këtë është i pakrahasueshëm me askënd.

Veliaj – Duket fals. Është punëtor mesa më kanë thënë.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.