LAJMI I FUNDIT

“Fitore shumë e madhe në një stadium të bukur”, Zhoze Murinjo: Triumfuam në një vend që po…

00:24 - 26.05.22 K.K
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Trajneri i Romës Zhoze Murinjo u shfaq tepër i emocionuar pas triumfit që skuadra e tij arriti në finale ndaj Fejnordit, me rezultatin 1-0, duke fituar trofeun e parë në histori të Ligës së Konferencës.




Në prononcimin pas ndeshjes për mikrofonin e “Supersport”, portugezi u shpreh:

“Jam shumë i lumtur, djemtë kanë punuar shumë gjatë gjithë sezonit. Ishte një fitore shumë e madhe. Kemi luajtur 55 ndeshje, vetëm Rui Patrisio ka luajtur 54 ndeshje si titullar.

Publiku? Ishte një finale e bukur në një stadium të bukur. U ndjeva shumë mirë, arritëm të fitonim finalen. Fituam në një vend që po priste prej kohësh këtë mundësi, kështu që jemi të gjithë shumë të lumtur”, deklaroi 59-vjeçari./ Panoramasport.al


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.