BLUETOOTH

“Humba kohë në atë spektakël”, Florjan Binaj tregon çfarë ndodh pas skenës së “Portokalli”

12:21 - 26.05.22 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Aktori i njohur, Florjan Binaj u largua papritur nga “Portokalli”, pas 18 vitesh në spektaklin e humorit.
Pas dorëheqjes së befasishme të tij në mes të sezonit, u përfolën arsye të ndryshme për vendimin e aktorit.
Dhe Florjan Binaj gjatë një interviste për “ABC-ja e Mëngjesit”, ka treguar se përse u largua nga “Portokalli”, mes të tjerave mosrespektimi i të drejtave të autorit dhe familja e tij.




Aktori u shpreh se kur kthehet pas dhe shikon sa kohë ka qëndruar në spektaklin e humorit, “kupton sa kohë ka humbur” për të vënë në zbatim projektet e tij.

“Jo vetëm në Top Channel por dhe në shumë TV shqiptare nuk respektohen të drejtat e autorit. Në Portokalli kam qenë krijues dhe interpretues i numrave të mi, kam pasur peshë shumë të madhe. Ndoshta ndonjëherë nga padia, nga mosdashja e të ruajturit të këtyre gjërave ndodh që vjen një pikë e nuk duron më, duhet të mbash një qëndrim.

Ose të ruash dinjitetin tënd, ose të përtypësh e të vazhdosh përpara. Këto janë gjëra që publiku nuk i kupton normalisht, janë gjëra të brendshme. Me ligjet shqiptar, minimumi duhet të dalë emri i atij që e ka shkruajtur. Ligji është i rregullt, puna është tek zbatimi i tij. Këtu kanë rënë dakord të gjithë të mos e zbatojnë.

Po punoj për një program timin, program humori, s’do jem vetëm unë por edhe të ftuar të tjerë. Do të ketë një stand up komedi si edhe disa filma artistikë, ndër ta dhe një film me metrazh të shkurtër. Tani që shoh sa kohë kam qëndruar në Portokalli, shoh sa kohë kam humbur dhe sa mbrapa jam me shumë projekte, me 500 folder që kam pasur në kokë.

Një nga arsyet e largimit ishte edhe familja, punon, puno gjithë ditën dhe nuk arrin të blesh kohën që ke humbu me fëmijët e tu. Atë kohë që kam humbur me fëmijët e tu, ato kohë qe ke humbur janë kujtime. Më mirë të kemi kujtime bashkë se foto në Whatssapp” ka thënë Binaj.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.