AKTUALITET

‘Kampionët e tjerë’/ Shkatërrimi që lanë pasë tifozët holandezë, Tirana i kthehet normalitetit

10:22 - 26.05.22 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Një ditë pas finales së madhe të Conference League, Tirana i është kthyer normalitetit. Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj i ka kushtuar një vëmendje të veçantë të gjithë punëtorëve të cilët kanë pastruar të gjithë kryeqytetin me qëllim që të ishte gati për sot në mëngjes.




“Kampionët e tjerë! Ata janë punëtorët e qytetit që e kthyen në normalitet brenda pak orësh kryeqytetin me gjithë fluksin historik të konsumit. Sot në mëngjes Tirana xixë! Ju jemi të gjithë shumë mirënjohës”, shkruan Veliaj ndërsa publikon edhe fotot e punëtoreve qe pastrojnë Tiranԯn.

Kujtojmë që për dy ditë më radha Tirana u shndërrua në kryeqendrën e Evropës. Mijëra tifozë nga Italia dhe Holanda erdhën në Shqipëri për të parë finalen e madhe të Conference League.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.