AKTUALITET

Kokainë nga Kolumbia në anijen me qymyr drejt Portit të Durrësit, përfundon kontrolli i imtësishëm/ Çfarë zbuluan autoritetet!

10:54 - 26.05.22 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Ka përfunduar kontrolli i anijes me qymyr në të cilën u zbulua drogë në Portin e Durrësit, ku pas kontrolleve kanë rezultuar vetëm dy çanta me 53 pako të mbushura me drogë.




Sipas panorama, nga kontrolli i imtësishëm rezultoi se në hambarin e anijes ndodheshin 59 kg kokainë. Mësohet se disa kilogramë drogë u shpërdoruan pasi njëra nga çantat u dëmtua nga kova e mjetit që shkarkonte qymyrin.

Anija momentalisht është bllokuar në portin e Durrësit dhe qëndron me shërbim roje deri në një urdhër të dytë. Po ashtu edhe marinarët e anijes Unistream nuk lejohet të zbresin në tokë. Droga dyshohet të jetë futur në ngarkesë në Kolumbi.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.