AKTUALITET

Korçari rrihte motrën e tij, policia e arreston dhe lëshon urdhërarrestin për 40-vjeçarin

14:06 - 26.05.22 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Një 40-vjeçar ka rënë në prangat e policisë pasi ka ushtruar dhunë  fizike ndaj motrës së tij 42-vjeçare.




Për pasojë autori banues në fshatin Mborje, Korçë ka rënë në prangat e policisë.

Njoftimi i policisë

Vihet në pranga një shtetas për veprën penale “Dhuna në familje”.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Korçë bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit A. I., 40 vjeç, banues në fshatin Mborje, Korçë, pasi në banesë ky shtetas dyshohet se ka dhunuar fizikisht motrën e tij, shtetasen E. I., 42 vjeçe, banuese në fshatin Mborje, Korçë, ndaj së cilës u plotësua kërkesë-padia për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes së menjëhershme.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë, për veprime të mëtejshme.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.