BLUETOOTH

“Kujtimet mbesin një m*t të madh!”/ Stresi prezantoi të dashurën e re, reagon Keisi: Njerëzit kanë…

15:08 - 26.05.22 K.K
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Ish-partnerja e Stresi, Keisi, ka reaguar pasi reperi bëri publike lidhjen e re dhe e thumboi përmes një statusi.




Pasi postoi një video krah partneres së re ai shkroi  “Mos keqkuptoni. E kaluara ka vdekur. Dhe të kesh sukses mos kalo në të kaluarën por jeto të tashmen. Do thoni ju “Po kujtimet mbesin”. Hahahah mbesin një m*t të madh.“

Ky reagim u lidh me Keisin pasi kjo e fundit është shfaqur në shoqërinë e një djali misterioz duke nxitur dyshime se ka nisur një lidhje të re.  Në fotot e siguruara nga “Panorama Plus”, Kejsi dhe djali misterioz janë ulur pranë njëri-tjetrit duke pirë alkool, madje në një moment, Keisi shfaqet duke e ledhatuar në mjekër, ndërsa të dy buzëqeshin para kamerës.

Keisi ka thyer së fundmi heshtje dhe ka shkruar në Instagram se personi në fjalë është thjesht mik i saj. Ajo shkruan se ditën që do jetë në lidhje dashuri do e thotë vetë teksa kërkon që personi në fjalë të mos shqetësohet më.

“Kam nevojë që komuniteti shqiptar të mos jetë kaq turpërues. Çdo ditë, mua më duhet të shpjegohem për diçka idiote. Për më tepër, kanadezët janë konfuz se pse shqiptarët janë kaq problematikë.

Nëse më duhet të shpjegohem se ka marrëdhënie të ndryshme, atëherë ju njerëz nuk jeni mirë. Njerëzit kanë familje, miq, kolegë, të njohur, marrëdhënie për biznes e kështu me radhë.

Ditën që do të jem në një lidhje dashurie do t’ju njoftoj të gjithëve, kështu që ju lutem relaksohuni.

Gjithashtu lëreni djalin rehat se ai po mendon se ju jeni të çmendur. Në të vërtetë ju njerëz keni nevojë që të keni një ambicie, potencialisht një punë…dhe të ndaloni së marri me mua. Unë po jetoj jetën time dhe jam e lumtur kështu që largohuni tani.”


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.