AKTUALITET

Kumbulla me flamurin shqiptar në dorë dhe Mourinho që puth kupën/ Rama publikon fotot e festës së djeshme në Tiranë!

08:42 - 26.05.22 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Një ditë pasi Roma u shpall kampione e “Conference League” e cila u zhvillua në Tiranë, kryeministri Edi Rama ka bërë një postim në Facebook, duke shprehur edhe falënderimet e tij.




Kreu i qeverisë shqiptare ka publikuar fotot e Marash Kumbullës që feston me flamurin shqiptar dhe të trajnerit të Romës, i cili puth kupën e fitores.

Rama falenderoi te gjithe ata qe sipas tij i dhanë jete eurombremjes se Shqipërisë, ndërsa shprehet krenar për përshtypjet fantastike që Shqipëria la në sytë e mbarë Europës.

“MIRËMËNGJES dhe me falenderimin e përzemërt për të gjithë ata që i dhanë jetë eurombrëmjes së Shqipërisë, si edhe me krenarinë për përshtypjet fantastike që Shqipëria la në sytë e mbarë Europës, ju uroj një ditë të mbarë”, shkruan kryeministri Rama.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.