AKTUALITET

Lajm i mirë për policët/ Do marrin shpërblim pas lodhjes me tifozët holandezë dhe italianë

14:41 - 26.05.22 K.K
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë  së Shtetit, Gledis Nano ka deklaruar të enjten se për të gjithë efektivët që morën pjesë në menaxhimin me minimumin e incidenteve të tifozëve para, gjate dhe pas Ligës së Konferencës do të jepet një shpërblim.




Në fjalën e tij, Nano theksoi se tifozët problematikë, ata janë identifikuar dhe dosjet i janë dërguar autoriteteve në Itali dhe Holandë më qëllim që akte të tilla të mos përsëriten më.

“Është menduar një shpërblim për punonjësit e policisë dhe po ndjekim procedurat për të arritur në një konkluzion.

Për të gjithë tifozët që janë përfshirë në akte dhunë janë referuar materialet në prokurori. Listat dhe emrat e tyre do ti kalojnë vendeve dhe policive partnerë me qëllim që ata të marrin masa që ngjarje të tilla dhune të mos ndodhin”, theksoi Nano.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.