LAJMI I FUNDIT

Nga policia, te shëndetësia! Roma-Feyenoord, Rama përgëzon punonjësit publike për menaxhimin e situatave (FOTO)

16:12 - 26.05.22 Gazeta Shqiptare
GSH APP Get it on Google Play

Kryeministri Edi Rama ka përgëzuar këtë të enjte, pak orë pas përfundimit të ndeshjes midis Feyenoord dhe Romës, punonjësit e shërbimeve publike për punën e bërë në lidhje me mbarëvajtjen e pritjes së fluksit tepër të madh për një qytet me përmasat e Tiranës.




Me anë të një reagimi në rrjetet sociale, pak orë pas përfundimit të finales së Conference League në Tiranë, duke përcjellë një mesazh falënderimi “për të gjithë punonjësit e drejtuesit e shërbimeve publike të përfshira në eurosuksesin e djeshëm të Shqipërisë, nga Policia e Shtetit tek Aviacioni Civil, nga shërbimet portuale tek ato mjekësore, që siguruan mbarëvajtjen e eventit të madh sportiv të finales së Conference League, duke i zbardhur faqen Shqipërisë”.

Sipas Ramës, ky aktivitet ka bërë “që të marrim përgëzimet më të ngrohta nga UEFA, nga ekipet drejtuese të të dyja skuadrave, si edhe nga miq e partnerë të vendit tonë”.

Postimi i plotë:

RESPEKT

Një falenderim i megjithëzemërt, për të gjithë punonjësit e drejtuesit e shërbimeve publike të përfshira në eurosuksesin e djeshëm të Shqipërisë, nga Policia e Shtetit tek Aviacioni Civil, nga shërbimet portuale tek ato mjekësore, që siguruan mbarëvajtjen e eventit të madh sportiv të finales së Conference League, duke i zbardhur faqen Shqipërisë dhe bërë që të marrim përgëzimet më të ngrohta nga UEFA, nga ekipet drejtuese të të dyja skuadrave, si edhe nga miq e partnerë të vendit tonë ⚽️

284096238_556085295887136_887790347307256762_n283769221_556085395887126_8834648957703912943_n283800654_556085485887117_5938401211511964382_n284255540_556085465887119_8483912435531135751_n284084437_556085459220453_1144087570829991602_n284158942_556085402553792_8914797902758117244_n282216238_556084285887237_8741158237412483063_n283776086_556085349220464_439228443521967583_n283904591_556085365887129_3059820771450221277_n283961290_556085302553802_1056213524267649634_n283946617_556085332553799_1575457865497971640_n283790734_556085325887133_2852333300584339352_n


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.